Home / Arte / Teater / Rama i kthehet projektit të vjetër: Do rindërtojmë Teatrin Kombëtar

Rama i kthehet projektit të vjetër: Do rindërtojmë Teatrin Kombëtar

Kryeministri i vendit Edi Rama teksa ka folur sot në aktivitetin për ndërtimin e Qendrës Multifunksionale Teatrale, nga ish-Instituti Meteorologjik i është rikthyer projektit të shumë viteve më parë, ku ka thënë se qeveria do të rindërtojmë Teatrin Kombëtar.

Sipas Ramës kjo do të arrihet falë bashkëpunimit me Bashkinë e Tiranës dhe disa faktorë të tjerë.

“Rindërtimi i teatrit do të bëhet me standarde evropiane. Teatri do pajiset me të gjitha instrumentat. U pengua rindërtimi i tij, por ne do bashkëpunojmë me Bashkinë e Tiranës dhe faktorë të tjerë për të pasur një teatër me standarde bashkëkohore. Ka njerëz që me dashje ose jo e harrojnë vlerën që kanë këto investime, por aty ku nuk ka teatër, muze, stadium e jetë kulturore e sociale nuk ka as bukë” tha Rama.

Leave a Reply

%d bloggers like this: