Kronika

Dorëhiqet bashkëshorti i Elisa Spiropalit

Drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellësit të Fierit Salarjon Totaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra disa ditë më parë.

Kërkesa e tij është pranuar nga Këshilli Mbikëqyrës i shoqërisë aksioneve të këtij institucioni në Fier dhe në vendin e tij është emëruar Pirro Ndreu, inxhinier hidroteknik.

Salarjon Totaj, bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Doganave Elisa Spiropali, drejtoi Ujësjellësin e Fierit për 5 vite, ndërsa dorëheqja e tij është bërë për arsye personale.

Burime nga bashkia Fier për NeoAlb flasin se pas kësaj dorëheqje ujësjellësi Fier pritet të ketë ndryshime të tjera duke filluar nga emërtimet dhe ristrukturim të strukturave drejtuese

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button