Home / Arte / Korçë: Festivali “Kaba 2.0”, qelizat e folklorit në muzikën globale

Korçë: Festivali “Kaba 2.0”, qelizat e folklorit në muzikën globale

Edicioni i parë i Festivalit “Kaba 2.0” do të zhvillohet në qytetin e Korçës, nga 11-13 shtator. Një projekt i rëndësishëm nga ReK-Remont Kapital, Culture Center, që mbështetet nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë. Një projekt që buron nga ideja për të bashkëvepruar dhe për të ndarë një folklor aq të pasur dhe kuptimplotë me muzikën globale.

Në festivalin, që do të mbahet në Pazarin e Korçës,artistët pjesëmarrës do sjellin një përzierje artistike të zhanreve muzikore, Kaba, Polifoni, Jazz, Rock, Elektronike, Bashkëkohore.

Në një konferencë për shtyp, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, tha se “ky festival është pasaportë e identitetit tonë kulturor”.
“Qëllimi ynë është të tërheqim publikun e ri, i cili e njeh pak kulturën e trashëgimisë dhe duke i ardhur kjo në forma bashkëkohore moderne, ne sigurojmë kështu vazhdimësinë e asaj që e kemi monument të gjallë të kulturës dhe që

Festivali i Gjirokastrës të mos jetë vetëm një ngjarje që ndodh një herë në 5 vite, por një ngjarje që prodhon një vazhdimësi ngjarjesh nga një festival te tjetri”, tha Kumbaro.

Sipas saj, festivale të tilla në monumente të trashëgimisë kulturore rrisin ndjeshëm edhe numrin e vizitorëve, të cilët vetëm 8 muajt e parë të këtij viti në Gjirokastër ka shkuar në 43 mijë. Ndërsa organizatorët e shohin këtë festival si një mundësi të artë për të ndërkombëtarizuar trashëgiminë tonë në muzikë.

Organizatori, Olsi Sulejmani, u shpreh se “ky festival do të ndërkombëtarizojë muzikën tonë”. Pas një turneu 3 vjeçar në botë Fanfara Tirana dhe Transglobal Underground, do të sjellin në një premierë kompozitorin dhe pianistin Robert Bisha.

Festivalin do ta përshëndesë edhe kantautori italian Vinicio Capossela, që vjen për herë të parë në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.