EkonomiaParlamentare

Ahmetaj: Peisazhi ekonomik i vendit është përmirësuar

Ministri i Finanave, Arben Ahmetaj, u shpreh të enjten gjatë punimeve të seancës plenare të  Kuvendit, se në këto tre vitet e fundit peisazhi ekonomik i vendit është përmirësuar pozitivisht dhe kjo është e konfirmuar tashmë edhe nga institucionet ndërkombëtare.

Duke folur për ndryshimin e buxhetit të këtij viti, Ahmetaj tha se akti normativ vjen sot në një peisazh të përmirësuar ekonomik të vendit me një trajektore rritëse në 3 vite radhazi: 2014, 2015, 2016.

“Nuk janë parametra të politizuar, por të çertifikuara nga agjenci ndërkombëtare. Sot qytetaret po ndiejnë rikthimin në normalitetin e rritjes financiare, pas një periudhe borxhesh të papaguara“, tha Ahmetaj, ndërsa vuri në dukje se, rritja reale e ekonomisë i dedikohet reformave të thella që ka ndërmarrë qeveria në sistemin e pensioneve, ekonomisë, drejtësisë, rendit etj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button