Home / Politika / “Siç ka thënë edhe Pashko Vasa”…gafa e deputetes demokrate që është edhe pedagoge

“Siç ka thënë edhe Pashko Vasa”…gafa e deputetes demokrate që është edhe pedagoge

Deputetja e PD për qarkun e Vlorës, duke u përpjekur ta ilustronte fjalimin e saj me fjalë “të mëdha” nga Letërsia e ka mbyllur me një gafë…

Liljana Elmazi nga foltorja e parlamentit do të shprehej “siç ka thënë edhe Pashko Vasa ‘lum kush të rrojë e ta shohë…’”

Ky moment qesharak, nuk u ka shpëtuar as atyre që e ndjekin live parlamentin përmes TV, siç është profesori i Letërsisë në Universitetin e Tiranës, Bardhyl Matraxhiu. Përmes një statusi në facebook ai fshikullon deputeten.

“Sa po flet një deputete citon sipas saj çka thene VASHKO PASA Sinqerisht nuk ia di emrin sa e hapa TV. Komedia eshte se “lum kush te rroje e ta shohe zonje…” i ka thene N. Frasheri dhe jo Vaso Pasha”, shkruan Matraxhiu.

Të shumtë janë komentuesit që i shkruajnë profesor Matraxhiut mbi nivelin e deputetëve tanë. Ata nuk harrojnë të permendin faktin se Liljana Elmazi nuk është vetëm deputete por edhe pedagoge e degës së Ekonomisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.