roze

Asteroidi “Freddie Mercury”

Nëse do të ishte gjallë, në 5 shtator do të kishte mbushur 70 vjeç dhe vokalisti i jashtëzakonshëm i Queen, Freddie Mercury e ka marrë dhuratën e tij. Një nderim tepër të veçantë “post-mortum”, që i erdhi në formën e një asteroidi. Trupit qiellor i është vënë emri i këngëtarit të jashtëzakonshëm, i cili la një shenjë të pashlyeshme në planetin tonë. Njoftimin e bëri në Youtube ish-kolegu i tij i grupit, Brian May.

“Qendra Planetare e Unionit Ndërkombëtar Astronomik, e cila operon në kuadër të observatorit Smithsonian të astrofizikës, e konsideroi si detyrë e njëkohësisht kënaqësi të sajën t’i vinte një asteroid emrin e Freddie-t. Ai do të quhet AsteroidFreddieMercury, e gjitha në një fjalë të vetme. Kjo bëhet për të kremtuar ditëlindjen e 70 të Freddie-t”, tha May.

Grupi hapësinor ndodhet në rripin e asteroidëve mes Marsit dhe Jupiterit dhe është 3,2 km i gjatë. Ai u zbulua në vitin 1991, i njëjti vit kur Mercury vdiq nga SIDA. Queen, i krijuar në vitin 1971, përbëhej nga Freddie, kitaristi May, bateristi Roger Taylor e në bas ishte John Deacon. Grupi do të kthehej shumë shpejt në njërin prej më të mëdhenjve të të gjitha kohërave me hite që u shndërruan praktikisht në himne të rokut si “Bohemian Rhapsody,” “Crazy Little Thing Called Love” dhe “Ëe Are the Champions”.

“Unë jam një yll që shndrin atje lart e kërcen në qiell”, ishin vargjet e njërës prej këngëve me të cilat Freddie Mercury elektrizonte publikun, e tani duket se ashtu do të ndodhë vërtet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button