Ekonomia

Ekonomi takon princin Al-Saud: Mbështetje për investime të rëndësishme

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi zhvilloi një takim me delegacionin nga Arabia Saudite i kryesuar nga Lartësia e Tij, Princi Sultan bin Salman bin Abdulaziz Al-Saud, Presidenti dhe Kryetari i Bordit të Komisionit Saudit për Turizmin dhe Trashëgiminë Kombëtare.

Gjatë takimit ministrja Ekonomi theksoi po punohet për krijimin e një klime të favorshme për tërheqjen e investitorëve të huaj, në mërë që jo vetëm të investojnë por edhe të ruajnë investimin në kohë. Synimi i afërt dhe i largët i yni, theksoi ministrja në fjalën e saj, është që ta shndërrojmë Shqipërinë në një vend ku
investitorët kanë besimin dhe garancinë që investimi i tyre do të jetë i mbrojtur dhe jo nën rrezikun e veprimeve abuzive.

“E njoha Princin Al-Saud se qeveria është duke punuar për markën prezantuese të Shqipërisë dhe me mbështetjen e një kompanie ndërkombëtare është rënë dakord për “Albania, Go Your Own Way!”.

Lartësia e Tij, Princi Sultan bin Salman bin Abdulaziz Al-Saud, shprehu gadishmërinë të ofrojë mbështetjen e tij për të mundësuar ardhjen në Shqipëri të disa investitorëve të rëndësishëm nga Arabia Saudite, të cilët kanë investuar tashmë në rajonin e Ballkanit, dhe të ndajnë përvojat, nevojat dhe ato pika që ata cilësojnë të rëndësishme për tërheqjen e investitorëve të huaj në një vend.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button