Politika

Meta: Nxitje investimeve saudite në Shqipëri e rajon

  • Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot Lartësinë e Tij Mbretërore, Princin Sultan bin Salman bin Abdulaziz Al-Saud të Mbretërisë së Arabisë Saudite, të cilit i uroi mirëseardhjen në Shqipëri.

Kryetari i Kuvendit shprehu kënaqësinë e vizitës së Princit Sultan bin Salman bin Abdulaziz Al-Saud dhe vuri në dukje se kjo vizitë dëshmon për vëmendjen që autoritetet saudite i kushtojnë forcimit të marrëdhënieve me Shqipërinë.

Duke vlerësuar marrëdhëniet historikisht miqësore mes dy popujve tanë, Kryetari i Kuvendit, Meta nënvizoi se Kuvendi i Shqipërisë ka vullnetin për të intensifikuar bashkëpunimit ndërparlamentar me Arabinë Saudite, në funksion të rritjes së shkëmbimeve ekonomike, tregtare dhe të investimeve saudite në Shqipëri e rajon.

Princi Sultan bin Salman bin Abdulaziz Al-Saud, pasi vlerësoi ngrohtësinë dhe mikpritjen shqiptare, vuri në dukje se vizita e tij këtu lidhet me eksplorimin e mundësive për forcimin e bashkëpunimit konkret mes dy vendeve në të ardhmen.

Në këtë drejtim, Lartësia e Tij Mbretërore duke përcjellë përshëndetjet më të përzemërta nga ana e Kryetarit të Këshillit të Surës së Arabisë Sudite, Dr. Abdullah Bin Mohammed Bin Ibrahim Al-Sheikh, ripërsëriti ftesën për vizitën zyrtare të Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë në Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button