Sporti

Superiorja, “paqe” mes Vllaznisë e Kukësit 0-0

Vllaznia e nisi me një barazim sezonin në stadiumin e rikonstruktuar “Loro Boriçi”, impiant i cili pavarësisht inaugurimit të pak ditëve më parë shfaqi disa probleme me ndriçimin duke bërë që ndeshja të shtyhej për rreth 5 minuta.
Dëshira dhe përpjekjet e mëdha të kuqebluve për të nisur vitin e ri futbollistik me këmbë të mbarë nuk u shpërblye me fitore, pasi sfida e parë pas 17 muajsh në shtëpinë e tyre përfundoi në barazim pa gola ndaj Kukesit.
Rastet nuk munguan në dy portat respektive, por as Pejiç për Kukësin dhe as Hoxha e Shtubina për vendasit nuk arritën të shënonin golin që do t’i fuste ata në historinë e re të “Loro Boriçit”.
Pas kësaj sfide, Skënderbeu dhe Partizani vazhdojnë të qëndrojnë në krye të Superligës me nga 3 pikë, ndërkohë që 6 skuadrat të cilat e mbyllën javën e parë me nga një barazim qëndrojnë të rreshtuara menjëherë pas tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button