Home / Politika / Konferenca e Rodosit për Sigurinë dhe Stabilitetin

Konferenca e Rodosit për Sigurinë dhe Stabilitetin

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, mori pjesë në Konferencën për Siguri dhe Stabilitet që po zhvillon punimet në Rodos, në datat 8-9 shtator 2016. Në takim morën pjesë ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, kandidate dhe vendeve arabe.

Kjo nismë synon t’i hapë rrugë krijimit të një forumi vjetor për dialog, me qëllim krijimin e urave të nevojshme me synim thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve që përballen në linjë të parë me fluksin migrator dhe atyre nga gjenerohet ky fluks.

Konferenca e Rodosit theksoi nevojën për veprim kolektiv për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin në Evropë e më gjerë si dhe trajtoi një serë çështjesh që nga diskutimi mbi migracionin dhe krizën migratore nga zonat e  konflikteve në Siri dhe Irak, ekstremizmin dhe radikalizmin e dhunshëm, trafiqeve e etj.

Ministri Bushati, në fjalën e tij lidhur me sfidat e sigurisë me të cilat përballet hapësira gjeografike e vendeve të BE-së dhe e Ballkanit Perëndimor, theksoi kontributin e pritshëm qe do te jap Shqipëria në operacionin detar të NATO-s në Egje për menaxhimin e fluksit migrator si emërues të përbashkët të adresimit të problematikës aktuale të sigurisë evropiane. “Ballkani Perëndimor ndodhet në rrugëtimin ku pasojat e kaosit në Jug shkojnë drejt Europës Veri-Perendimore. Ndaj si kriza e refugjateve dhe lufta e perbashket kunder terrorizmit deshmojne ndervaresine e brigjeve veriore dhe atyre jugore te Mesdheut. Gjate viteve te fundit kemi vene re forma te reja te bashkepunimit qe kane krijuar hapesire per suksese te perbashketa ne sketor kyc si energjia. Shpreh besimin se bashkepunimi ne fushen e energjise eshte ajo cka na duhet per ta shnderuar ndervaresine ne stabilitet dhe prosperitet, theksoi Ministri Bushati.

Ministrat shprehen vullnetin e përbashkët të vendeve të BE-së, Ballkanit Perëndimor, dhe vendeve arabe për përballimin e sfidave të përbashkëta të krizës emigratore si partnere, duke iu përgjigjur me solidaritet nevojës për një bashkëpunim konkret dhe kthimin e përgjegjësisë kolektive në veprime kolektive. Ata shprehen rendesine e respektimit te detyrimeve ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut në dhënien e ndihmës dhe mbrojtjes ndërkombëtare për refugjatët, forcimi i sigurisë nëpërmjet menaxhimit efikas të kufijve dhe luften kundër krimit të organizuar si dhe mbështetjen e komuniteteve pritëse dhe vendeve të tranzitit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: