Maqedonia

Ish-kryeministri: Maqedonia s’ka lidhje me antikitetin, jemi sllavë

“Maqedonia s’ka asnjë rrënjë dhe gjurmë, që lidhet me historinë antike”, ka thënë ish-kryeministri i Maqedonisë Ljubço Georgievski, në një intervistë për të përditshmen “Utrinski Vesnik”.

Ai ka shtuar se “rrënjët e popullit maqedonas, janë sllave”, duke e akuzuar qeverinë për propagandë shkruan “Zhurnal”.

“Argumenti kryesor i pushtetit aktual është se nëse do t’i vëmë një parashtresë emrit të shtetit, të tipit ‘e sipërme’ ose ‘veriore’, do ta ndryshojmë identitetin e popullit maqedonas.

Nuk ka ndryshim më të madh për identitetin e njeriut, nga ky që i është bërë popullit maqedonas nga ana e OBRM-PDUKM-së.

Ndryshimi i parë i identitetit u bë me ndërhyrjen e parë në historinë për antikuizicion që u bë pa kurrfarë baze… As që ka gjurmë dhe rrënjë që ndërlidhen me historinë antike.

Momenti i dytë për ndryshimin e identitetit është pushtimi masiv nëpërmjet mediave që tërësisht kontrollohen nga OBRM-PDUKM, të cilat transmetojnë program paradoksal që e ndryshon kodin e identitetit”, thotë ish-kryeministri dhe ish-lideri i partisë OBRM-PDUKM, Ljubço Georgievski në intervistën për “Utrinski Vesnik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button