Amerika

Obama paraljamëron Korenë Veriut për “pasoja serioze”

Koreja e Veriore ka kryer me sukses testin e pestë bërthamor. Media shtetërore ka thënë se sot është kryer “një zhvillim i ri i kokave bërthamore”, që tashmë është i gatshëm të instalohet në pajisje në pajisje bërthamore në raketat balistike.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka paralajmëruar “për pasoja serioze” dhe u ka bërë thirrje liderëve të Koresë së Jugut dhe Japonisë që të konsultohen, ka njoftuar zëdhënsi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest.

Testi i fundit i Koresë Veriore vjen pas lëshimit të një serie raketash balistike, të cilat u dënuan ndërkombëtarisht, ndërkaq SHBA ngriti sanksione. Liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë kanë dënuar testin e fundit, duke e quajtur të rrezikshëm dhe një “provokim të madh”.

Kina ka thënë se kundërshton testet bërthamore të Koresë Veriore, ka thënë Ministria e Jashtme kineze, aleati i vetëm i madh i Phenianit. Franca po ashtu ka “dënuar fuqishëm”, testet bërthamore. Koreja e Jugut  dhe ekspertët bërthamor kanë thënë se shpërthimi i sotëm mund të jetë dy herë më i fuqishëm se ai që u krye në muajin janar, duke sugjeruar se bomba lëshoi një shpërthim 10 -30 kilotonë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button