Ekonomia

Ahmetaj: Sinjale pozitive për punësimin

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka reaguar pas publikimit të rezultateve të punësimit nga INSTAT ku tregohej një rënia e papunësisë:

Ja çfarë shkruan ai:

Sinjale pozitive për punësimin edhe në tremujorin e dytë.

INSTAT publikoi sot Anketën e Forcave të Punës për tremujorin e dytë 2016, duke konfirmuar rritjen e punësimit dhe uljen e papunësisë edhe gjatë tremujorit të dytë të vitit. “

Punësimi shfaq një tendencë në rritje si në terma vjetorë, ashtu dhe në terma tremujorë. Në tremujorin e dytë, punësimi u rrit me 6.8 % krahasuar me tremujorin e dytë 2015 dhe 1.8% më shumë se tremujori i parë 2016” – thotë INSTAT.

Papunësia ka vijuar të ulet edhe në këtë tremujor, duke zbritur në 15.5%, ose 1.1% më pak se tremujori i parë i vitit. Sigurisht që beteja jonë për punësimin është aty dhe vazhdon cdo ditë, por ekonomia shqiptare tregon cdo ditë se ka hyrë në një cikël të pakthyeshëm rritje dhe konsolidimi afatgjatë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button