Home / Presidenciale / Nishani dekreton lirimin nga detyra të kater ambasadorëve

Nishani dekreton lirimin nga detyra të kater ambasadorëve

0401-PRESIDENCA-1-660x301Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dekreton lirimin nga detyra të katër ambasadorëve.
Në faqen e Presidencës publikohen dhe dekretet respektive që njoftojnë lirimin nga detyra të z. Sami Shiba, ambasador të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Rumanisë, rezident; lirimin e z. Ilir Tepelena nga detyra e ambasadorit në Mbretërinë e Belgjikës, rezident dhe në Dukatin e Madh të Luksemburgut, jorezident.
Gjithashtu, Kreu i shtetit ka dekretuar dhe lirimin nga detyra të z. Kastriot Robo, ambasador në Mbretërinë e Spanjës, rezident dhe në Mbretërinë e Marokut dhe në Republikën Islamike të Mauritanisë, jorezident. Po ashtu, presidenti Nishani dekretoi lirimin nga detyra të z. Arben Cici, ambasador në Mbretërinë e Danimarkës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: