Politika

Nesër zgjedhjet bashkiake në Dibër: Grupe të PS-PD, postblloqe që të mos blihet vota

E gjithë vëmëndja e politikës është zhvendosur në Dibër. Ditët e fundit situata duket e tensionuar. Grupe militantësh ushtrojnë kontrolle në hyrje të fshtrave dhe lagjeve të qytetit me pretendimin për moslejimin e blerjes së votës. Fiks Fare solli fakte se nëpër fshatra të ndryshme të Dibrës janë ngritur postblloqe nga shtabet e të dy kaheve politike, që ruajnë hyrjen në fshatra.
Situata e tensionuar është e njohur edhe për forcat e policisë. Gjatë një bisede me gazetarët e Fiks Fare, një punonjës policie i këshillon që të mos udhëtojnë natën për shkak të rrezikshmërisë.
“Mos ikni për në Tiranë se është udhëtim i pasigurtë, pasi grupet që kanë bllokuar rrugën, nuk ju lejojnë. Ata kanë frikë se shpërndahen lekë dhe për këtë kanë bërë bllokimin e rrugëve. Secila anë akuzojnë se mos blejnë votat e anës tjetër. Vallai edhe unë ju këshilloj në hotel të fleni, sepse me të vërtet është pak gjendje alarmuese. Unë të betohem, që jam në siklet për vete. Nuk ka ndodhur në Dibër ndonjëherë kështu”, thotë një punonjës policie gjatë bisedës me Fiks Fare.
Kjo konfirmohet edhe nga banorët e fshatrave të ndryshme, të cilët tregojnë se grupe të ndryshme bllokojnë rrugët dhe nuk të lënë natën të lëvizësh nëpër fshatra. “Fshati këtu është më i madhi në këtë zonë dhe bëhet lufta më e madhe për vota”, thotë një nga banorët e fshatit Sodovë të Dibrës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button