Sporti

Vendimi i UEFA-s, reagon skuadra e Skënderbeut

Publikimi i raportit të UEFA-s në lidhje me çështjen “Skënderbeu” ka sjellë dhe reagimin e klubit korçar. Nëpërmjet rrjetit social Facebook, drejtuesit e këtij klubi shkruajnë se historia e trukimit të ndeshjeve është mbyllur përfundimisht që me vendimin e dhënë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.
Klubi kampion thekson se “Skënderbeu nuk u dënua kurrë për trukim por për shkak të dyshimeve u konsiderua i ‘papërshtatshëm’ për tw marrw pjesw nw kompeticionet europiane.
“Vërtetimi më i mirë për këtë gjë është dënimi 1-vjeçar që u dha nga UEFA, pasi legjislacioni i këtij organizmi parashikon dënim mbi 5-vjeçar kur faktohet trukimi i ndeshjeve”, thuhet në deklaratë. Sipas tyre, raporti i publikuar nuk është gjë tjetër veçse dosja e “Federbet”, kompania e kontraktuar nga UEFA për të ndërtuar dosjen e akuzës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button