Sporti

“Skenderbeu” tani shoqëri aksionere: Presidenti Takaj zotëron 75% të aksioneve, Bashkia 25%

Ndërkohë, që këto ditë po flitet shumë për trukimet nga ana e ekipit të futbollit “Skënderbeu”, për vitet e fundit ku ajo është shpallur për disa vite radhazi kampion, gjithcka bazuar në një raport të institucionit ndërkombëtar të futbollit, UEFA, klubi “Skënderbeu” kthehet në shoqëri aksionere.

Këtë të premte Këshilli Bashkiak i Korçës vendosi të kthejë klubin e Skënderbeut në shoqëri aksionere. Në njoftimin e klubit në Facebook thuhet se me 75% të aksioneve president do të vazhdojë të jetë Ardian Takaj ndërkohë që pjesa tjetër do t’i mbeten bashkisë së këtij qyteti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button