Home / Kosova / Përfundon seanca dëgjimore e Gjykatës Kushtetuese

Përfundon seanca dëgjimore e Gjykatës Kushtetuese

t-euml-gjith-euml-n-euml-gjykat-euml-kushtetuese-minoritetet-presin-veprim-t-euml-drejt-euml_hdPas shpalosjes së argumenteve nga deputetët përfaqësues të PDK-së, Arsim Bajrami, LDK-së – Vjosa Osmani, nga Lëvizja Vetëvendosje – Albulena Haxhiu, si dhe Ardian Gjini nga AAK, ka përfunduar seanca argumentuese e tyre në raport me seancën e Kuvendit të Kosovës, ku edhe ishte zgjedhur Isa Mustafa, kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Enver Hasani ka thënë se vendimi lidhur me këtë seancë do të votohet nga gjyqtarët dhe do të publikohet në Gazetën Zyrtare.


Ja katër kërkesat e PDK-së drejtuar Gjykatës Kushtetuese

Në emër të përfaqësuesit të kërkesës së koalicionit parazgjedhor, Arsim Bajrami, duke parashtruar argumentet kushtetuese ka deklaruar se seanca solemne ka pasur shkelje procedurale dhe formale.

Këtë ai e bazoi në momentin kur grupi LDK-AAK dhe Nisma tentuan të njihen si grup parlamentar, megjithatë kryesuesja ka mbrojtur kushtetutën, duke thënë se këtë pikë kalon për seancën tjetër, pasi që grupet parlamentare themelohen nga kryetari i zgjedhur në këtë seancë.

“Ne mendojmë se janë katër kërkesa. Gjykata ta shpallë jokushtetues vendimin e zgjedhjes së kryetarit, gjykata të konstatoj se grupi më i madh është i PDK-së, vazhdimi i seancës pas ndërprerjes është shkelje kushtetuese. Gjykata të konstatojë se e drejta e PDK-së për ta zgjedhur kryetarin është e drejt e patjetërsueshme”, ka thënë ai. /KP/


Filloi seanca në Gjykatën Kushtetuese

Ka filluar seanca ku pritet të bëhet ballafaqimi i argumenteve dhe kundër-argumenteve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe bllokut të partive Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, të përkrahur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Fillimisht pritet t’i jepet fjala përfaqësuesit të kërkesës së koalicionit parazgjedhor që e prezanton çështjen, më pastaj ti jepet fjala përfaqësuesit së koalicionit pas zgjedhor, për të vazhduar me diskutimin e hapur, ku do të ketë pyetje nga të dy palët dhe ku bëhet administrimi i provave.

Në momentin që shteren të gjitha këto polemika dhe debati, atëherë do të përfundoi seanca publike dhe anëtaret e kolegjit e diskutojnë çështjen dhe më pastaj votohet.

E më pastaj votimi do të bëhet i fshehtë.


Të gjithë në Gjykatë Kushtetuese, minoritetet presin veprim të drejtë

Vjosa Osmani dhe Arsim Bajrami që në ora 09:00 kanë arritur në Gjykatën Kushtetuese ku pritet të mbahet seanca dëgjimore. Disa minuta më vonë ka arritur dhe Ardian Gjini.

Në Gjykatë pritet që të arrijnë dhe përfaqësues të partive tjera politike, ku dhe pritet të filloi seanca në ora 10:00.

Ndërsa para se të hynte në Gjykata Kushtetuese, Nenad Rashiq nga grupi i minoriteteve tha se krejt çka pret sot është që Gjykata të veproj drejtë.

Tani në Gjykatë ka arritur edhe Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje.

Leave a Reply

%d bloggers like this: