Ekonomia

Bankers shitet te Geo-Jade; miratohet transaksioni nga qeveria kineze

Bankers Petroleum Ltd ka njoftuar se plani i propozuar i marrëveshjes me degët e Geo -Jade Petroleum Corporation ka marrë miratimin e Administratës Shtetërore Kineze të Këmbimit Valutor (SAFE).

Tashmë aprovimet e nevojshme rregullatore për përfundimin e marrëveshjes janë marrë. Bankers parashikon që marrëveshja të mbyllet përfundimisht në javët e ardhshme, para datës 30 shtator 2016. Një njoftim tjetër do të bëhet në kohën e saktë të mbylljes së marrëveshjes.

Në bazë të marrëveshjes, Geo-Jade do të marrë të gjitha aksionet e emetuara dhe të përbashkëta të Bankers nëpërmjet filialeve të saj me një çmim prej C $ 2.20 për aksion. Pas përfundimit me sukses të marrëveshjes aksionet Bankers nuk do të listohen më në bursën e Torontos atë të Londrës.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button