Ekonomia

Sezoni turistik, Ylli: Në 3-muaj u futën në skemën e sigurimeve 470 punonjës të rinj

Drejtori i Inspektoriatit të Punës, në përfundim të sezonit turistik, bëri një takim me punonjës në një prej subjekteve të sektorit hoteleri-turizëm. Gjatë këtij takimi ai bashkëbisedoi me punonjësit, ku evidentoi edhe një bilanc përmbledhës të marrëdhënieve të punësimit dhe punës së trupës inpektuese gjatë tre muajve të sezonit veror.

Duke folur me punonjësit, Kreu Inspektoriatit të Punës, u shpreh i kënaqur për faktin se në tërësi përfaqësuesit e bizneseve ju përgjigjën apelit të inspektoriatit të punës, për pajisjen e punonjësve me kontrata të rregullta pune, për futjen e punonjësve në skemën e pagesës së sigurimeve shoqërore, për moslejimin e orëve raskapitëse të punës për punonjësit, si dhe për fokusimin vecanërisht në rregullimin dhe monitorimin e punës së të miturve të grupmoshës nën 18 vjec.

“Sezoni turistik pati një rritje të konsiderueshme të numrit te punemarresve, dhe perfshirjen e punonjësve në skemën e sigurimeve shoqerore dhe pse behet fjalë për punë sezonale, duke kujtuar se dikur ishte e veshtire te gjeje punemarres sezonalë të deklaruar në skemën e sigurimeve shoqerore”, u shpreh Drejtori Inspektoriatit të Punës. Këtë vit, me ndryshimin e procedures, e cila me pare funksiononte që inspektoret e punës benin me dije organet e tatim-taksave per punemarres ne pune te zeze, këtë vit inspektorët nëse evidentojnë në subjekte te licensuara punemarres qe nuk u derdhet kontributi i sigurimeve shoqerore dhe shendetesore, ata nderhyrjne me masa urgjente tek punëdhënësi duke detyruar përfshirjen e të gjithë punëmarrësve në skemë.

Gjatë kësaj periudhe, vetëm nga punë e inspektorëve të punës, u arrit që të futeshin në skemën e pagesës së sigurimeve shoqërore 470 punonjës të rinj, që u gjetën në punë të zezë. Ndërkaq, duke kërkuar respektimin e të drejtave të punonjësve, që ju garanton kontrata e punës, u arrit që të pajiseshin me kontratë të rregullt punësimi më shumë se 800 punonjës, që ishin punësuar pa nënshkruar kontratë, tha kryeinspektori Ylli.

Nje arritje ne drejtim të punës sezonale, nuk ka qenë vetëm lufta kunder informalitetit, por dhe rregullimi i standarteve te posacme per punemarresit ne rastin e te miturve nen 18 vjec. Fale inspektimeve te shpeshta, ky vit shenon dhe ndergjegjesim me te larte nga subjektet per pajisjen me autorizim per punemarres nen 18 vjec. Janë 150 autorizime të lëshuara nga degët rajonale të Inspektoriatit të Punës në gjthë vendin, për punësimin e të miturve. Duke pasur këtë inspektim, puna e të miturve bëhet më e monitorueshme dhe është gjithnjë nën mbikqyrjen e inspektorit të punës, që një I mitur I punësuar të ketë të gjithë të drejtat që i takojnë dhe të mos abuzohet me të. Kreu i Inspektoriatit të Punës, bëri dhe një apel për të gjithë subjektet që të mos punësojnë të mitur nën moshën 18 vjec, pa pasur autorizim nga inspektoriati punës, pasi do të ketë masa të ashpra. Vetëm përmes një autorizimi të lëshuar nga inspektoriati punës, punonjës të këtyre grupmoshave do të jenë të mbrotur në kushtet e punës për shëndetin dhe sigurinë e tyre.

Rezultate të tjera që u bënë të ditura nga Drejtori Inspektoriatit të Punës, Dritan Ylli për kete sezon:
 75 inspektime më shumë se një vit më parë.
 Rritje në numrin mesatar të punëmarrësve për subjekt, nga 7 që ishte një vit më parë në këtë periudhë është 7.9. Konstatohet numer me i madh i punemarresve sezonale per arsye se sezoni turistik eshte shoqeruar rritje aktiviteti ose hapje aktivitetesh te reja.
 800 punonjes u gjeten pa kontrata dhe u rregullua marrëdhënia e tyre e punësimit bazuar në një kontratë të rregullt punësimi, qe garanton te drejtat e punonjësve.
 Duke synuar gjithnjë e më shumë në zgjidhje e jo ndëshkim ndaj biznesit, janë 7 masa administrative “gjobë” ndaj subjekteve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button