Kronika

Zgjedhjet e Dibrës, Policia lokale merr porositë e fundit

Ditën e nesërme në Dibër do të mbahen zgjedhjet për kryetar bashkie. Për mbarëvajtjen e zgjedhjeve policia e këtij qarku ka hartuar një plan masash për të vendosur efektivë të policisë në 118 qendrat e votimit. Në një njoftim të shpërndarë për mediat, policia e Dibrës thotë se, efektivët janë pajisur edhe me dokumentacionin e duhur dhe janë njohur me të drejtat dhe detyrimet që nga momenti i marrjes në dorëzim të qendrave të votimit deri në përfundim të votimeve dhe dorëzimit të kutive me votat dhe materialet zgjedhore.

Ja njoftimi për shtyp i policisë

Rreth orës 10.30, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ka përfunduar instruktazhi me punonjësit e policisë që janë të planizuar për ruajtjen fizike të objekteve zgjedhore që janë të përcaktuara për tu kryer procesi i votimit. Në instruktazh ka marrë pjesë Drejtori i Rendit dhe Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit Drejtues i Parë Gjovalin Loka si dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër Drejtues Edmond Tarkaj.

Secili punonjës policie është njohur dhe ka firmosur për  detyrat që ka në këtë fazë të procesit  si dhe është pajisur me dokument identifikimi të veçantë të prodhuar në bashkëpunim me KQZ. Marrja në ruajtje e këtyre objekteve fillon në momentin e mbërritjes së materialeve zgjedhore.

Në Drejtorinë e Policisë Vendore Dibër është ngritur Grupi i drejtimit për menaxhimin e  procesit zgjedhor  përsa i përket detyrave të policisë në këtë proces. Në bashkinë Dibër  janë 118 Qendra votimi , të gjitha të mbuluara me punonjës policie. Gjithashtu, janë 15 Njësi Administrative, ku për çdo njësi administrative ka nga një përgjegjës grupi .

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button