Arte

Ermonela Jaho hapë sezonin e Teatro Real në Spanjë

Historia e çiftit vjen me 15 shtator në këtë teatër me rolet kryesore Ermonela Jaho si Desdemona dhe Gregory Kunde si Otello.

Teatro Real në Madrid të Spanjës po bën përgatitjet e fundit për të hapur sezonin vjeshtor.

E që nga nëntori i vitit 1999, ky Teatër nuk ka parë askë ta sjellë shpirtin e Xhyzepe Verdit në skenë. Diçka e tillë do të ndodhë nga shtatori e deri në tetor me shfaqjen “Otello”.

Historia e çiftit vjen me 15 shtator në këtë teatër me rolet kryesore Ermonela Jaho si Desdemona dhe Gregory Kunde si Otello. Jaho, një prej sopranove më të mira shqiptare, vjen në këtë rol pasi ka kaluar verën e këtij viti duke luajtur në “La Traviata” dhe përkrah Placido Domingos.

Jaho ka pak ditë që performoi edhe në koncertin e madh në Romë për nderë të Shenjtërimit të Nënës Terezë. Mediet spanjolle e quajnë sopranon një artiste në rritje e cila po shkëlqen në skena botërore, e fuqishme për role si ky i Desdemonës.

Renato Palumbo do të jetë dirigjent muzikal i natës, ndërsa David Alden është drejtor skene.

Jaho do të zëvendësohet më pas me një artiste tjetër për këtë rol, por përpos natës së parë që e hapë sezonin e Teatro Real, ajo vjen në këtë rol edhe me 18,21,27,27 dhe 30 shtator, plus në natën e fundit me 3 tetor.

Aktiviteti i saj i parë ka qenë koncerti në Mantova. Më pas kanë qenë një sërë koncertesh, në akademinë “S. Cecilia”, konkurset, opera e parë “Cenerentola”, nga Rossini, “L’amico Fritz” nga Mascagni, e shumë personazhe si Zhuljeta, Suzana, Kontesha, Adina, Mimi, Armida etj. Ka interpretuar në teatrot “Aligheri”, Ravena, “Piçolo”, Scala-Milano dhe në shumë skena të tjera botërore. Bashkëpunimet kanë qenë edhe me televizionin italin RAI, Mondovisione, BBC etj

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button