Arte

Eliza dhe Nate Dushku, mbështesin kinemanë shqiptare!

Mbështetja e Eliza Dushkut dhe vëllait të saj Nate kësaj here është për kinematografinë shqiptare.

Nëpërmjet një videomesazhi të tyre që shoqërohet edhe me pjesë nga dokumentari “E dashur, Shqipëri”, ata rrisin mundësitë për mbështetje financiarë për ruajtjen e kinemasë sonë, si dhe mundohen të paraqesin një imazh ndryshe të Shqipërisë. “Ka dy gjëra të cilat ne i kemi shumë përzemër, kinemaja dhe ruajtja e saj! Dhe këto dy gjëra janë të ndërthurura së bashku në dokumentarin tonë ‘E dashur, Shqipëri’. Kemi udhëtuar për vite të tëra, duke zbuluar historinë e pasur të vendit tonë dhe duke zbuluar vende të mrekullueshme”, shprehën vëllezërit Dushku, duke plotësuar fjalët njëri-tjetrit.

‘’Ashtu siç të gjithë e dinë Shqipëria ka qenë në një izolim të fortë për shkak të komunizmit, dhe pas rënies së diktaturës ne patëm mundësi të udhëtonim, të zbulonim malet, kishat, xhamitë qytetet, ushqimet, muzikën. Por ne zbuluam edhe koleksionin e mrekullueshëm të filmave në Arkivin Kombëtar të filmit, dhe ramë në dashuri me njerëzit që punonin atje. Për katër vjet me radhe ACP (Projekti Kinematografik Shqiptarë) ka punuar që të mbrojë trashëgimin në arkivin e filmit, duke u munduar ta sjellë në një dimension tjetër”, vijojnë në videomesazhin vëllezërit Dushku.

Duke e bazuar në rrugëtimin e tyre të suksesshëm, ACP ka nisur të zhvillojë trajnime rajonale workshopi në pjesën Perëndimore për arkivat profesionale. Këta arkivistë janë duke punuar për të bërë të mundur ruajtjen e pasurisë kinematografike, që gjendet në rrezik dhe që për më tepër është e njohur shumë pak përtej kufijve të rajonit. ACP do të organizojë dhe do të zhvillojë një trajnim dyjavor në AQSHF dhe në Akademinë “Marubi” të Filmit dhe Multimedias në Tiranë, duke nisur nga datat 17-28. Ajo çka e bën të veçantë këtë iniciativë të dy vëllezërve Dushku është se kjo nismë i jep më shumë shpresë ruajtjes së trashëgimisë kinematografike shqiptare

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button