Bota

Kerry: Armëpushimi në të gjithë Sirinë fillon më 12 shtator

SHBA-ja me Rusinë me qëllim ndalimin e konflikteve në Siri ranë dakord që armëpushimi në të gjithë vendin të fillojë me Kurban Bajramin, më 12 shtator, raporton Anadolu Agency (AA).

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, bënë disa deklarata në një konferencë të mbajtur pas bisedimeve të mbajtura në lidhje me krizën e Sirisë në një hotel në Gjenevë të Zvicrës.

Kerry u shpreh se janë mbledhur për të njoftuar planin në lidhje me çështjen e uljes së dhunës në Siri, lehtësimin e dhimbjeve si dhe vazhdimin e punimeve për procesin e paqes dhe të tranzicionit politik.

Duke theksuar se SHBA-ja me Rusinë kanë arritur një marrëveshje për ndalimin e konflikteve në Siri, Kerry tha se “Armëpushimi në të gjithë Sirinë do të fillojë me Kurban Bajramin, më 12 shtator. Besojmë se zbatimi i planit do të jetë një pikë kthese për Sirinë.”

Ndër të tjera duke i bërë thirrje të gjitha palëve që ti përmbahen ndalimit të konflikteve në Siri, Kerry u shpreh se 7 ditë pas zbatimit me sukses të marrëveshjes ai do të punojë për të siguruar një koordinim ushtarak të përbashkët të SHBA-së me Rusinë në lidhje me çështjen e luftës kundër organizatave terroriste DAESH dhe El Nusra.

“Do të ketë dallime mes opozitës së moderuar dhe terroristëve

Ndërsa Lavrov ka theksuar se 7 ditë pas zbatimit të armëpushimit do të formojnë një qendër zbatimi me SHBA-në dhe duke njoftuar se ekspertë ushtarakë dhe politikë të të dy vendeve do të përcaktojnë vendet e elementëve terroriste dhe të opozitës së moderuar, ku do të bëjnë ndarjen mes tyre. Ai ka shtuar më tej se “Kemi arritur konsensus që Forcat Ajrore Ruse dhe Forcat Ajrore Amerikane së bashku të kryejnë sulme ajrore kundër terroristëve në Siri.”

Lavrov pasi ka vënë në dukje se kanë informuar regjimin e Sirisë në lidhje me rajonet që do të goditen me sulmet ajrore, ka dhënë informacionin se “Në vendet jashtë rajoneve ku do të kryejmë sulme ajrore me SHBA-në, do të jenë me detyrë Forcat Ajrore të Sirisë.”

Ndër të tjera Lavrov ka theksuar se një prej elementëve kryesor të marrëveshjes së arritur me homologun amerikan është identifikimi dhe ndarja e opozitës së moderuar dhe terroristëve në territorin e Sirisë.

Lavrov më tej ka vënë në dukje se një çështje tjetër e rëndësishme në konsensusin me SHBA-në është edhe dërgimi i ndihmave humanitare në Siri dhe ka theksuar se do të jenë në bashkëpunim me OKB-në dhe Komitetin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtarë për dërgimin e ndihmave kryesisht në lindje dhe perëndim të Halepit.

“Gjëja më e rëndësishme është jo ajo që shkruhet në letër, por si zbatohet ajo në praktikë”, ka vlerësuar në fjalën e tij Kerry.

Ndër të tjera njoftohet se gazetarët të cilët ndoqën takimin e mbajtur me dyer të mbyllura për median dhe i cili zgjati afërsisht 15 orë, nuk u lejuan të dilnin jashtë dhomës ku u mbajt konferenca në 4 orët e fundit. Ndërsa Lavrov para konferencës për shtyp teksa ka ofruar pica dhe vodka për gazetarët është shprehur “Picat nga SHBA-ja, vodka nga Rusia.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button