Arte

Elton John koncert para 5 mijë fansave në Antalia

Këngëtari britanik me famë botërore Elton John ka mbajtur koncert në panairin ndërkombëtar të hortikulturës, i njohur edhe si EXPO 2016, në Antalia.

Në mbrëmje koncerti u mbajt para rreth 5.000 fansave të tij.

Në ceremoninë e hapjes së panairit, më 22 prill, mori pjesë edhe Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan si dhe shumë mysafirë nga vendi dhe bota.

Në koncertin e Elton John morën pjesë edhe një numër i madh i njerëzve jashtë Turqisë, të cilët vizituan panairin dhe këtë qytet në bregdetin turk. Koncerti zgjati një orë e gjysmë, ndërsa pas kësaj Elton John u shoqërua me publikun.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button