Home / Arte / Bebe Rexha përlotet gjatë koncertit në Tiranë

Bebe Rexha përlotet gjatë koncertit në Tiranë

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha  eshte emocionuar shumë te premten ne mbremje,  në skenën e ngritur në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë,  përballë mijëra të rinjve shqiptarë,   që kishin mbushur sheshin për të kënduar me të.

“Dua tju falenderoj shumë. Jam krenare që jam shqiptare. Faleminderit shumë shumë një milion herë faleminderit” tha ajo duke bërë dhe simbolin e Shqiponjës”, tha ajo mbrëmjen e kaluar.

Këngëtarja e famshme që aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuar të Amerikës, gjatë  performancës ajo tha se shqiptarët ishin mbështetësit më të mëdhenj të saj në Facebook dhe Instagram. Ajo këndoi për publikun shqiptar këngët e saj, të cilat janë bërë  hite botërore tashmë.

Publiku shqiptar ka qenë i zjarrtë ku të gjithë kanë brohoritur për yllin botëror me origjinë shqiptare ndërkohë që sheshi ka qënë i mbushur plot, me shqiptarë por edhe turistë të huaj që kanë ardhur për të vizituar Shqipërinë.

Bebe Rexha ka mbërritur dje në kryeqytet, ndërkohë që në 10 gusht të këtij viti dha koncert ne Tiranë,  edhe këngetarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, si dhe në vitin 2012, Rita Ora dha koncertin e saj për publikun shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.