Arte

Veliaj pret këngëtaren shqiptare Bebe Rexha dhe DJ anglez Fatboy Slim

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti dje këngëtaren e mirënjohur shqiptare, Bebe Rexha dhe DJ e famshëm anglez, Fatboy Slim, të cilët performuan në mbrëmje në sheshin “Nënë Tereza” për mijëra të rinj.

Veliaj i dorëzoi “Çelësin e Qytetit” këngëtares së njohur shqiptare, Bebe Rexha, në një pritje të organizuar në Bashkinë e Tiranës, si dhe i shprehu asaj mirënjohjen për ardhjen në kryeqytetin e Shqipërisë.

Gjithashtu, Veliaj nderoi me simbolin e “Kullës së Tiranës”, Dj e famshëm anglez, Fatboy Slim (Norman Cook), i cili me muzikën e tij është i njohur në Shqipëri që nga vitet 1990.

Kryetari Veliaj u shpreh se ndihej shumë i lumtur që mirëpriti dy yje të muzikës botërore në Tiranë dhe se në një vit kryeqyteti i Shqipërisë është kthyer në një ndalesë të rëndësishme për këngëtarë të famshëm botërorë. Dua Lipa, këngëtarja me origjinë shqiptare, ishte e fundit që vizitoi Tiranën duke performuar në sheshin “Nënë Tereza”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button