Rajoni

Trilateral mes Kinës, Hungarisë dhe Serbisë për linjën hekurudhore Beograd-Budapest

Në Pallatin e Serbisë është mbajtur takimi i pestë trilateral mes Kinës, Hungarisë dhe Serbisë lidhur me realizimin e projektit për modernizimin dhe rikonstruksionin e linjës hekurudhore Beograd-Budapest, të cilin në emër të vendit pritës e prezantoi nënkryetarja e Qeverisë së Serbisë dhe ministre e Ndërtimit, Komunikacionit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihajloviç.

Delegacionin kinez dhe hungarez i kryesonin zëvendëskryetari i Komisionit Kombëtar për Zhvillim dhe Reforma të Kinës, Vang Sjaotao dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Hungarisë dhe komisioneri i Qeverisë hungareze për marrëdhënie bilaterale me Kinën, Peter Sijarto.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button