Opinion

Aleatët e pabindur të Amerikës kundër ISIS

Nga Barak BARFI

Me ndërhyrjen e Turqisë në Siri, konflikti atje ka hyrë në një fazë të re – një fazë që mund ta zemërojë SHBA-në, partnerët e të cilit në koalicionin anti-ISIS duken më të interesuar të luftojnë njëri-tjetrin. Turqia nuk është, në fund të fundit, thjeshtë e interesuar të largojë ISIS nga kufijtë e vet; ajo është përqendruar në rrëzimin e kurdëve gjithashtu.

Menjëherë sapo Turqia hyri zyrtarisht në katrahurën e Sirisë muajin e kaluar, rreth 350 trupa turke marshuan krahas më shumë se 1 mijë forcave rebele siriane të armatosura nga amerikanët për të spastruar Shtetin Islamik (ISIS) nga quteti Jarablus në veri të Alepos në Siri. Beteja përfundoi ende para se të fillonte: luftëtarët e ISIS ikën me shpejtësi para se tanket turke të mbërrinin. Por konflikti, jo vetëm që është lart përfundimit, por pritet të bëhet edhe më i komplikuar.

Me ndërhyrjen e Turqisë në Siri, konflikti ka hyrë në një fazë të re – një fazë që mund ta vërë në vështirësi SHBA-në, aleatët e të cilit në koalicionin anti-ISIS sakaq duken më të interesuar të luftojnë njëri-tjetrin. Në fund të fundit, Turqia nuk është vetëm e interesuar në spastrimin e ISIS nga kufijtë e vet; ajo është gjithashtu – e ndoshta edhe më shumë – e interesuar të shkatërrojë kurdët.

Që të jemi të qartë, Turqia nuk dëshiron ta ketë ISIS askund pranë kufijve të vet. Ky grupim ka kryer një seri sulmesh në Turqi, përfshirë një sulm vetëvrasës së fundmi në Gaziantep që shkaktoi 54 të vdekur. Por Turqia nuk dëshiron gjithashtu që Partia Bashkimi Demokratik Kurd (PYD) të jetë pranë kufijve të vet gjithashtu.

PYD është ortaku sirian i Partisë Punëtore të Kurdistanit të Turqisë (PKK), të cilën qeveria e Turqisë e ka luftuar në vijimësi që nga viti 1984. Me kontrollin nga ana e PYD të rreth 75 për qind të kufirit mes Sirisë dhe Turqisë, Turqia ka frikë se për të do të hapet një vijë e re fronti përballë PKK-së, e cila deri tani ka qenë e përqendruar në juglindje të Turqisë që kur luftimet rifilluan në vitin 2015.

Por, si me çdo gjë në Siri, roli i PYD është i komplikuar. Ky grupim e ka siguriar këtë territor kufitar duke luftuar të njëjtët xhihadistë të cilët Turqia pretendon se po përpiqet t’i shkatërrojë. Dhe SHBA, me forcat e veta speciale dhe sulmet ajrore, ka luajtur një rol kritik në mbështetjen e këtij grupimi. Konflikti i interesit është i qartë.

Lufta kundër ISIS tashmë rrezikon të provokojë luftime të mëtejshme brenda atyre që supozohet se janë aleatë të SHBA-së në Siri. Që kur përfunduan operacionin e tyre në Jarablus, trupat turke janë përleshur me luftëtarët e PYD në lindje të qytetit. Javën e kaluar, avionët turq bombarduan pozicione që kurdët kishin kapur nga ISIS.

Kurdët janë po kaq luftarakë. Vetëm pak ditë më parë, bashkëkryetari i PYD Saleh Moslem shkroi në Tëitter se Turqia qe në të njëjtën kategori me Jabhat al-Nusra “dhe xhihadistë të tjerë” që mbështesin ISIS. Pak ditë më herët, ai pati shkruar se Turqia do të mposhtet “njësoj” si ISIS. Megjithëse kurdët mbeten të përqendruar në mbylljen e një korridori prej 80 kilometrash në përgjithësi të kontrolluar aktualisht nga ISIS dhe që gjendet mes territoreve të tyre në lindhe dhe në perëndim, ata nuk do të ngurrojnë të luftojnë një Turqi që, bashkë me forcat rebele siriane, punon për të penguar përpjekjet e tyre.

Dhe disa forca rebele siriane duken më të gatshme të punojnë me Turqinë kundër Kurdëve – dhe jo vetëm për hatër të sigurimit të më shumë armëve dhe ndihmave. Shumë komandantë rebelë e kanë me inat çështjen kurde pasi besojnë se kurdët po përpiqen të shfrytëzojnë kryengritjen Siriane, synimi fillestar i të cilës qe që t’i jepte fund një represioni që vijonte prej pesë dekadash, për të përparuar në interesat e vetë kurdëve. Siç deklaroi edhe udhëheqësi i Divizionit 13, një brigadë rebelësh sirianë që përfiton armatime amerikane dhe merr pjesë në operacionet turke, forcat rebele “do të luftojnë çdokënd që vendos pengesa para revolucionit.” Kurdët, sado kontribute që mund të kenë në luftën kundër ISIS, duket se bien në këtë kategori.

Presidenti i SHBA-së Barack Obama dhe administrata e tij tashmë po detyrohet të përballet me pasojat e gabimit të tij fatal në Siri. Në nxitimin për të gjetur partnerë për ta ndihmuar në mposhtjen e ISIS, dhe rrjedhimisht për të minimizuar kontributin e drejtpërdrejtë të SHBA-së në konflikt, ai u bashkua me palë me objektiva konfliktuale. Ndërsa CIA bashkëpunoi me njësitë rebele, Pentagoni trajnoi kurdët. Ndërkohë, zyrtarët e SHBA-së nxitën homologët e tyre turq që të pushtojnë territorin kufitar nga ISIS. Në vend që të ndihmojnë njëra-tjetrën, këto përpjekje kanë ushqyer më tej konfliktin e gjatë – dhe e kanë çuar katastrofën në Siri në një nivel edhe më të rrezikshëm.

SHBA-të duhej të kishin zhvilluar një strategji koherente, një të bazuar në përzgjedhjen e kujdesshme të aleatëve dhe në një angazhim më të madh të drejtpërdrejtë të SHBA-ve. Por Obama e shikonte angazhimin në Siri si një propozim kategorik, ose tërësisht brenda, ose fare: ose SHBA-të dërgonin 200 mijë trupa për të pushtuar vendin për shumë dekada, ose do të duhej t’ia linte luftën partnerëve difektozë vendës, të cilët ndoshta do të përdornin armë të furnizuara nga SHBA-të. Siç e tha vetë Obama, një operacion i kufizuar në terren për të mposhtur xhihadistët do të sillte thjeshtë “eksremitet ideologjik”.

Ajo që Obama dështoi të dallojë është se irredentizmi është po aq efektiv në ushqimin e ekstremizmit ideologjik. Kur forcat e SHBA-së ushqyen ëndrrat e parealizueshme të kurdëve, ata shkaktuan frikë dhe pasiguri te udhëheqësia turke. Për rrjedhojë, kurdet dhe turqit, të cilët qenë në bisedime më 2012, tashmë janë duke luftuar njëri-tjetrin, dhe administrata Obama, e cila nuk dëshironte kurrsesi të hynte në Siri, është zënë edhe një herë në një katrahurë në Lindjen e Mesme.

Ndërsa presidenca e Obamës i afrohej fundit, ka pak gjasa që ai të rimendojë politikën e vet të papërshtatshme në Siri. Kjo bën që t’i mbetet pasardhësit të tij të gjejë një rrugë të mesme në mbrojtje të interesave amerikane, ndërkohë që sigurohet që SHBA-të të mos mbajnë edhe një herë barrën e konflikteve të botës të vetëm. Ndërsa turqit dhe kurdët janë në grykë të njëri-tjetrit, gjetja e një balance të tillë do të rezultojë më e vështirë se kurrë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button