Politika

Rama nis bashkëbisedimin me gazetarët: Turizmi, përmirësime pozitive, por ka ende për t’u bërë

rama2-320x241Kryeministri i vendit Edi Rama ka nisur në mesditë një konferencë në formë bashkëbisedimi me gazetarët, por që do të zhvillohet njëkohësisht në rrjetet sociale Twitter dhe Facebook ku qytetarë të ndryshëm mund t’i drejtojnë pyetje kreut të ekzekutivit.

Kryeministri i nisi konferencë me temën e turizmit. Sipas tij këtë vit kemi një rritje me 14 për qind të numrit të turistëve të huaj dhe përmirësim cilësor i pastërtisë së plazheve. Kjo edhe në sajë të angazhim të forcave vullnetare, por edhe forcave të Armatosura nën drejtimin e ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, por shtoi se pavarësisht arritjeve ka ende shumë gjëra që nuk shkojnë siç duhet, kjo sipas tij për shkak të asaj që është trashëguar nga qeveria pararendëse.

Më tej kryeministri vlerësoi si pozitiv projektin pilot të zbatuar për herë të parë sivjet në disa plazhe, atë të vendosjes së rojave bregdetare, ndërsa theksoi se mbetet ende një nevojë emergjente për ndërhyrjen në sistemimin e kanalizimeve të ujërave të zeza në bregdetin e Himarës, që do të jetë një nga prioritetet  e qeverisë, bashkë me përmirësimin e infrastrukturës rrugore të lënë në pikë të hallit sipas tij nga qeveria e shkuar siç është rruga e papërfunduar Lin-Pogradec apo Lushnjë-Berat.

“Ka disa muaj që po përgatitet një program i posaçëm me burime financiare të huaja për të kuruar plagën e madhe të ujërave të zeza në vijën bregdetare, siç është Durrësi apo Himara, e cila përbën një nga pikat më të forta të Jonit. Praktikisht gjendja është alarmante, pasi nuk kemi kanalizime të ujërave të zeza. Po ashtu, problem i rëndë është dhe problemi i ujit të pijshëm në zonat bregdetare. Qeveria e kaluar jo vetëm nuk e zgjidhi, por e rëndoi këtë problem edhe më keq”, tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button