Arte

Sopranoja shqiptare që po surprizon kritikët e mëdhenj të artit

Sopranoja Arlinda Morava ishte e ftuara speciale ne Koncertin Memorial organizuar për nder të Mbretëreshës Ana të Rumanisë, nga Kori Mbretëror.

Ja si e prezantuan interpretimin e saj në skenë:

Sopranoja Arlinda Morava është prezantuesja e vëndit të saj, Shqipërisë, në formën më fisnike të shfaqjes së një kombi, kultura!

Studimet në Universitetin Kombetar te Muzikes në Bukuresht i kane dhenë privilegjin të përforcojë akoma më shumë traditat të cilat lidhin popullin tone me atë shqiptar.

Në vitet që pasuan diplomimin në muzikë, ndërtoi një karrierë të shkelqyer duke interpretuar role te cilat kane pushtuar publikun si në Rumani ashtu edhe në vendin e saj te lindjes, Shqiperi por edhe më gjerë në Europë.

Prezenca e saj me zerin e mrekullueshem dhe me mjeshterine aktoreske, sjell gjithmone kenaqesi qe ka surprizuar kritiket me te medhenj dhe ka argetuar auditorin me spontanitetin dhe ekspresivitetin e interpretimeve te saj.

Ne kete mbremje na nderon me interpretimin e punimit te kompozitorit Christian Alexandru Petrescu “Ave Maria”. Ne kete vit hiri, ky punim i dedikohet kujtimit te Mbretereshes Ana, kesaj mbretereshe te guximshme, e cila ka jetuar nen frymezimin dhe mbrojtjen e denje shpirterore te Nene Terezes, shenjtores se ciles i gjithe njerezimi i dedikon keto dite homazhet me te ngrohta dhe me te devotshme per dashurine ndaj Zotit.
I paharuar qofte kujtimi i tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button