Home / Kuriozitete / Shtëpia me dhoma të lëvizshme që transformohet me një buton

Shtëpia me dhoma të lëvizshme që transformohet me një buton

shtepia 1

Duket si shtëpia e së ardhmes dhe vjen nga Irani. Arkitektët  iranianë kanë projektuar një shtëpi me dhoma të lëvizshme të cilat bëjnë që shtëpia të transformohet vetëm me shtypjen e një butoni.

sht

Shtëpia ‘Sharifi-Ha’ në Teheran është shumë moderne, duke përfshirë një palestër dhe një pishinë, por ajo që e bën të jashtëzakonshme këtë shtëpi është fakti se dhomat e saj të jashtme mund të rrotullohen duke krijuar hapësirë dhe duke e përshtatur ambientin me stinët.

shtepia 3

Vetëm me shtypjen e një butoni, tri nga dhomat e kësaj shtëpie, dhoma e ngrënies, ajo e pritjes dhe dhoma e modeluar si zyrë mund të rrotullohen duke dalë jashtë strukturës së ndërtesës në formën e një ballkoni, çka krijon mundësinë e hyrjes së më shumë drite në ambientet e brendshme dhe sajimin e një tarrace tepër të rehatshme.

shtepi5

Leave a Reply

Your email address will not be published.