Politika

Numërohen 91 qendra votimi; Muharem Rama drejt fitores, 3.345 votash më shumë se kundërshtari

Në Dibër vijon procesi i numërimit të votave. Deri tani janë numëruar 91 qendra votimi nga 118 gjithësej, të cilat i japin avantazh kandidatit socialist.
Sipas të dhënave të fundit, Muharem Rama kryeson me 14.703 vota ndaj rivalit Sherefedin Shehu, me 11.358, me një diferencë prej 3.345 votash.
Konkretisht, numërimi është mbyllur në 7 njësi administrative, në të cilat kryeson ndjeshëm kandidati i mazhorancës.
Procesi rifilloi këtë të hënë rreth orës 10:45, me një seri ndryshimesh në radhët e anëtarëve të grupeve, të cilët iu nënshtruan trajnimit që në orët e para të mëngjesit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button