Ekonomia

Hekurudha Tiranë – Durrës – Rinas, tenderi pritet të hapet në tetor

Fati i hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas pritet të përcaktohet muajin e ardhshëm. Tenderi, i cili do të hapet pas një dëgjese publike, parashikon një investim 81.5 milionë euro për realizimin e projektit.
Muajin e ardhshem pritet te hapet tenderi ndërkombëtar për ndertimin e segmentin e hekurudhes Tiranë – Durrës – Rinas. sipaqs specilaisteve qe po punojne per projektin, brenda pak javesh pritet te  mbahet një dëgjesë publike.
Hekurudha shqiptare, per here te pare ka një projekt ndërtimi dhe rikonstruksioni, siç është ajo Tiranë – Durrës – Rinas. Vlera e saj llogaritet 81.5 milionë euro, BERZH pritet te financoje mbi 40% te saj,  ndersa e gjitha vlera eshte hua qe do te paguhet nga qeveria shqiptare.
Sipas projketit, parashikohet rikonstruksioni i segmentit aktual Tiranës -Durrësit, dhe ndërtimi i ri i pjesës që do të lidhet me Rinasin, per nje gjatesi 50 kilometer. Ky segment pritet te kushtoje 50 milionë euro. Sipas studimit, koha per ndertimin llogaritet tre vjet. Ajo pritet tu sherbeje rreth 1.4 milionë pasagjerëve ne nje vit, fake edhe kalimit ne zonen industriale Tirane-Durres.
Hekurudha eshte gati nje shprese e humbur per shqiperine, por nese projekti realizohet efekter positive do te fillojne te duken qe me nisjen e punimeve. Per fazen e ndertimit pritet te angazhohen gati 1400 punonjës direkt dhe indirekt, ndërsa ne fazën e operimit, numri do të arrijë në rreth 2,200 punonjës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button