Home / Politika / Rama: BSH e pavarur, t’i kërkoj dorëheqjen Fullanit, njësoj si t’ja kërkoja Presidentit

Rama: BSH e pavarur, t’i kërkoj dorëheqjen Fullanit, njësoj si t’ja kërkoja Presidentit

Edi-Rama-duke-folur1-320x224“Nuk do bëj asnjë bilanc imagjinar. Por as nuk do të shmang problematikat. Do tregoj se qeveria po mban angazhimet një e nga një dhe se do përpiqet të rrisë cilësinë në cdo aspekt të jetës së shqiptarëve”. Këto ishin disa nga fjalitë e kryeministrit Edi Rama në konferencën e paralajmëruar për shtyp ku premtoi se do u përgjigjet të gjitha pyetjeve që i janë bërë online.

Kryeministrit Rama ka nisur konferencën e tij njëherësh në TV, Twitter&Facebook.

Rama: BSH e pavarur, t’i kërkoj dorëheqjen Fullanit, njësoj si t’ja kërkoja Presidentit 
Pyetjes nga paneli i gazetarëve, lidhur me vjedhjen në Bankën e Shqipërisë dhe nëse si kryeministër a do i kërkonte dorëheqjen guvernatorit Ardian Fullani, Rama u përgjigj se Banka e Shqipërisë është një institucion apolitik, tërësisht i pavarur si Presidenca, Gjykata Kushtetuese etj.

“Sa i përket Bankës së Shqipërisë ne nuk kemi heshtur, por nga ana tjetër, ka një ndryshim të rëndësishëm mes qeverisë dhe shoqërisë civile në këtë rast se rolet janë të ndryshme dhe përgjegjësitë janë të ndryshme. Qeveria ka një rol dhe përgjegjësi të posaçme në këtë rast. Kush është ne e kemi thënë qartë dhe prerë në prononcimin e Këshillit të Ministrave se për ne, ky është një akt kriminal i rëndë që përbën një sfidë të trefishtë, sfidë e madhe për prokurorinë që ti shkojë hetimit deri në fund dhe jo në rrugën tradicionale të atyre hetimeve që nuk përfundojnë asnjëherë, por hetim gjithëpërfshirës dhe të nxjerrë nga pikëpamja e vet cdo përgjegjësi. Është në sfidë e madhe padyshim për autoritetin e Bankës dhe për sigurinë e bankës që dua t’jua them qartë dhe prerë është një institucion i pavarur.

Konferenca
“Shumë pyetje kanë ardhur nga qytetarët në Twitter dhe në Facebook. Pjesën e parë do ia kushtojmë tërësisht këtij bashkëbisedimi ku do ketë ndërhyrje dhe nga rrjetet sociale por përgjigjet dot jenë të drejtpërdrejta”, u shpreh Rama ne nisje te fjales.

TURIZMI
Kryeministri e hapi konferencen me temen per turizmin. Sipas tij, numri i turisteve eshte rritur me 14% krahasuar me nje vit me pare.
“Dëshiroj ta filloj nga besoj sektori më i rëndëssihëm në këtë fazë që është turizmi. Nuk do bëj bilanc imagjinar dhe as të bazuar në hyrje e daljet në Shqipëri. Por duke iu referuar vetëm numrit të vizitorëve të huaj, jo rezidentë në Shqipëri, kemi deri tani një rritje të turistëve me 14%, krahasuar me një vit më parë dhe jorezidentë me 1 milionë e 300 mijë, shifër e konsiderueshme, duke pasur parasysh se vendin e preku moti i keq në muajin korrik apo dhe më specifikinë e muajit të Ramazanit. Nuk dua të fsheh problematika të fshehura e të trashëguara, këtë sezon arritëm të kemi plazhe të pastra krahasuar me një vit më parë duke angazhuar një sërë forcash, Forcat e Armatosura që dhe ministrja i kushtoi kohën e vet, tek institucionet publike dhe një numër i vyer vullnetarësh nga Shqipëria e Kosova”.

Sipas Ramës, qeveritë e mëparshme nuk mori përsipër të luante asnjë rol udhëheqës dhe koordinues, duke lejuar që pisllëku dhe ujërat e zeza të bashkëjetojnë me gjithë ata që jetojnë në vijën bregdetare dhe ata që vinë për pushime. “Ka disa muaj që po përgatitet një program i posaçëm, me burime financiare të huaja për të kuruar plagën e madhe të ujërave të zeza në vijën bregdetare, siç është Durrësi apo Himara, e cila përbën një nga pikat më të forta të Jonit. Praktikisht gjendja është alarmante, pasi nuk kemi kanalizime të ujërave të zeza. Po ashtu problem i rëndë është dhe problemi i ujit të pijshëm në zonat bregdetare. Qeveria e kaluar jo vetëm nuk e zgjidhi, por e rëndoi këtë problem edhe më keq.

Nga ana tjetër, ne kemi pasur plazhe shumë të pastra, por nuk kemi zgjidhur problemin e mbetjeve. Ky është një problem që është i trashëguar për shumë vite, dhe nuk mund të zgjidhet brenda 300 ditëve. Ndaj kemi vënë në punë, hartimin e një plani për grumbullimin e mbetjeve. Vazhdojmë të jemi përballë krimit mjedisor, vazhdojmë të shohim që ky është një krim që nuk është vënë ende në kontroll. Ligji i ri që kemi kaluar për Policinë e Shtetit, përfshi dhe policinë e shtetit në këtë aktivitet, do vazhdojmë të shtrëngojmë masat të reja. Në protokollin e Policinë së Shtetit, lidhur me krimin mjedisor do jetë gati në shtator një plan. Sot, jemi përballë një bilanci barbarie vendore të pashembullt dhe të pakrahësuar me vendet e Evropës. Kjo është barbaria e një sistemi vendor, ku ka sunduar korrupsioni dhe barbaria ndaj interesave të territorit.”-tha Rama.

Problem Rruga në hyrje të Pogradecit 
Megjithatë kryeministri nënvizoi problematikat në këtë sezon turistik dhe sic theksoi ai, këto janë trashëguar nga qeveria paarardhëse.
“Agjencia Kombëtare e Bregdetit ëshë vënë e tëra në shërbim dhe pse me një numër të vogël njerëzish për rehabilitim zonash. Pamja e përgjithshme është pozitive, por nuk lë vend për asnjë lloj triumfalizmi dhe nuk na shtyn në bilance imagjinare. Problematikat janë ende aty, një e rëndë është një sërë aksesh kombëtare që vazhdojnë të jenë të hapura, puna për të cilat vazhdon me ritme të ulëta sepse jemi në gjendjen kur duhet të mbushim gropën e madhe të borxheve që vendosën kompanitë në situatë të vështirë. Kam parasysh rrugën e Pogradecit, si një rrugë tipike të asaj që na la pas qeveria e deridjeshme përbëjnë një arsye të fortë për të mos qenë tërësisht të kënaqur. Ky është një problem i madh financiar që po e trajtojmë qoftë me FMN, qoftë me BB sepse mungon në buxhetin tonë masa e parave që të mbyllim këto rrugë, për shkak që qeveria paaradhëse i celi me orgjinë e financave pa marrë parasysh fondet që kishte në dispozicion”.

RENDI
Një ndër pikat që kryeministri Rama u ndal gjatë konferencës së tij, padyshim është dhe rendi në vend. Sipas Ramës, gjatë periudhës së verës, Policia e Shtetit bëri të mundur mbarëvajtjen e sezonit turistik me të gjitha mjetet e mundshme.

“Pika e dytë nuk mund të mos jetë rendi. Në muajt e verës rendi rëndohet. U angazhuan 2388 punonjës policie, 201 automjete, 17 mjete lundruese dhe 1 helikopter, për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Në këtë shërbim që u pilotua dhe do jetë i strukturuar vitin e ardhshme, u angazhuan 100 efektiv nëpër vijën bregdetare. U siguria një monitorim nga ajri me anë të helikopterit i akseve rrugore, për rritjen e sigurisë dhe garantimin e trafikut. Ra në mënyrë drastike kontrolli në kufi. Puna ne policisë u struktura në mënyrë të tillë që mos të pengohej kalimi në kufi.”-shtoi Rama.
Shifrat e vrasjeve
Duke u ndalur tek situata e rendit në vend, kryeministri Edi Rama theksoi se numri i vrasjeve, duke e krahasuar me vitin e kaluar ka qenë më i ulët. Sipas Ramës, edhe numri i aksidenteve rrugore ka pësuar një ulje me 23 për qind.

“Nuk dua të flasin për shifra sa i takon vrasjeve. Kemi 30 për qind më pak vrasje se në të njëjtën periudhë të 2013, të cilën do ta përmirësojmë akoma më shumë. Tregon se ka një përmirësim të ndjeshëm në këtë aspekt, siç ka një përmirësim të ndjeshëm të vjedhjeve me dhunë apo me armë në zonat turistike që janë rreth 75 për qind më pak se vitin e kaluar. Krahasuar me vitin e kaluar kemi 23 për qind aksidente me pak, 29 viktima më pak, dhe 39 për qind më pak të lënduar nga aksidentet. Kjo lidhet fort me punën e Policisë së Shtetit, sesa lidhet me gjendjen e trashëguar të akseve rrugore.”-bëri me dije kryeministri Rama.

Më tej Rama shtoi se: “Numri i mjeteve të ardhura nga jashtë ka një rritje të qenësishme, krahasuar me një vit më parë. Pushuesit mund të pohojnë dhe vetë se ka një qetësi publike dhe gangrenat e muzikës në këto ambiente janë hequr. Jo se është arritur maksimumi, por është ulur numri i subjekteve që kanë prishur qetësinë e pushuesve pas orarit të caktuar. Problematika vazhdon të jetë e qartë, kemi një polici që është me nivelin më të ulët arsimor në rajon. Kjo sjell si rezultat dhe një nivel sjellje, sado i përmirësuar lë ende për të dëshiruar. Por, jemi besimplotë se puna e bërë në fazën e parë të qeverisjes me anë të rekrutimit të 1 mijë punonjësve që po kalojnë në dy faza në Akademinë e Rendit, do na jap rezultateve jashtëzakonisht të tjera, kur vjen puna tek komunikimi dhe standardet. Problem vazhdon të ngelet numri i policive të angazhuar në territor. Shtimi i numrit është i kushtëzuar për shkak të shpenzimeve tona financiare. Do vazhdojmë të mbështesim transformimin e Policisë së Shtetit.”.

Teknologjia 
Kryeministri Rama theksoi se shumë shpejt do të konkretizohet një projekt, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme. Me anë të këtij projekti do të forcohet bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe qytetarëve.
“Një çështje tjetër është teknologjia. Jemi afër një konkretizimi të një teknologjie nga ana e Ministrisë së Brendshme që të fusim në funksion një projekt të ri, që do transformojë marrëdhëniet mes policisë dhe qytetarit. Monitorimi me kamera do vihet në Tiranë dhe pas shumë vitesh do shpëtojmë nga figura e policit në semaforë.”-tha Rama.

Energjia 
Ndërprerja e energjisë elektrike vijon të jetë problematike në zonat turistike dhe jo vetëm. Ky fakt u konfirmua dhe nga vetë kreu i Ekzekutivit, Rama.
“Ka qenë një vit i vështirë, trashëgimia është e tmerrshme. Ndërprerjet e energjisë kanë shoqëruar çdo vit sezonin turistik. Janë kryer remonte në gjithë zonën bregdetare, i cili ka qenë 100 për qind më i lartë sesa vitin e kaluar. Gatishmëria teknike ka qenë e plotë, ka pasur raste ndërprerje energjie, por skuadra speciale në ndihmë të pushuesve ka arritur të ndërhyjë në kohë. Problematika është ajo që dimë, vazhdojmë të kemi vjedhje të energjisë elektrike”-tha kryeministri Rama.

EKONOMIA 
Sipas kryeministrit Rama niveli i investimeve të huaja është rritur për shkak të politikave qetësuese të qeverisë. “Janë rritur nivelet e zhvillimit ekonomik dhe investimet e huaja. Qeveria është e përgatitur të zbatojë politika qetësuese, siç ishte sektori i manifakturës apo ai i bujqësisë. Programi do shtjellohet në muajin shtator. Një rol të rëndësishëm luan aspekti i rritjes së sigurisë, përmes indikatorëve. Ka rritje të besimit të konsumatorit tek ekonomia. Kemi një rritje të konsiderueshme të eksporteve, e cila dëshmon rritje të besimit.”-shtoi Rama.

Kemi pasur 100 milionë dollarë më shumë të mbledhura. Dhe 12 Gushti ku Mood’s nxorri raportin tjetër konfirmoi rezultatin si mbi masat e marra nga qeveria si dhe nismës për të paguar të gjitha borxhet ndaj biznesit. Po i qëndrojmë një për një të gjitha angazhimeve tona.
Problematika vijon ende për ne, për të lehtësuar më shumë sipërmarrjen dhe rrugën e bërjes biznes në Shqipëri dhe burokracia, mbetet problem serioz i trashëguar. Do bëjmë ndërhyrje të reja në ligjin për administratën publike. Nuk do ketë më nga ato raste ku unë iki në kafe dhe ligji nuk më prek se jam i paprekshëm.

Punësimi 
Vijmë të punësimi, temë e debatuar se dhe këtu shifrat janë të limituara se janë në llogaritë e shtetit. Ka llogari tatimore ku janë shifrat dhe zyrat e shumë anatemuara të punës dhe deri më sot kanë ndërmjetësuar e siguruar punësimin e 10 359 persona të papunë. Bëhet fjalë për ata që kanë hyrë në zyrat e punë në punë, por ka të tjerë që kanë hyrë në punë jo përmes zyrave të punës.
Financimi për programin e punësimit do rritet. Lufta ndaj ilegalitetit në punë po vijon intensivisht dhe vetën për qershorin tatimet kanë regjistruar mbi 1 mijë punonjës që mbaheshin ilegalisht në punë.
Problematika është e qartë dhe aty. Administrata përbën një pengesë serioze në rrugën e zhvillimit, por dhe se ende nuk kemi kritere për performancën e punonjësve në punë. Të gjithë punonjësve të tatimeve e doganave do i nënshtrohen provimeve dhe nga ana tjetër do investojmë në mënyrë intensive në rritjen e rrogës kundrejt meritës.
Te financat jemi shumë më lart në mbledhjen e të ardhurave dhe shumë më lart në kontrollin e shtetit mbi aktivitetin financiar dhe kemi kërkuar dhe do kërkojmë me këmbëngulje që prokuroria të luftojë të gjitha punat e evazionit dhe posacërisht evazionin me skemat e TVSH. Është arrestuar një grup i tërë personash që përdornin skema mashtruese me TVSH. Sigurisht ka ende shumë për të bërë. Burimet e reja të rritjes janë dhe burimet ku duhet të shkojnë paratë.

ARSIMI
Sipas kryeministrit Edi Rama për here të parë këtë vit mbi 24 mijë maturantë plotësuan formularin A2, dhe për herë të parë kishin të qartë institucionin ku mund te vijonin studimet, jo si me parë ku shkonin pas ‘berihajit nëpër gropat e zeza që qelbnin vendin dhe për të cilat askush nuk bënte asgjë’.
Rama sqaroi se debati i kuotave është i fryrë, pasi janë respektuar kërkesat e universiteteve, duke ulur me 2800 kuota është e bazuar në kritere shumë objektive, lidhur nga numri shumë i vogël i studenteve në disa programe dhe mesatarja qesharake e studenteve në to. Sipas Ramës, mbyllja e disa universiteteve ishte domosdoshmëri për shkak se nuk plotësonin kriteret më minimale. “Për të dal nga gropa duhet të mos e diskutojmë që jemi në gropë. Gjatë analizës se pse janë reduktuar kuotat e studimit, kanë dal se 25 programe kanë më pak se 10 student. 14 programe kanë student me notë mesatare 5.5. ndaj ulja me 2800 kuota mes kërkesës dhe asaj që ka propozuar MAS është shumë e menduar.”-tha Rama.

Investimet
Duke u ndalur tek investimet në sektorin e infrastrukturës, Rama theksoi se gropa financiare e trashëguar nga qeveria e kaluar nuk lë hapësira për investime strategjike, siç është Korridori i Kaltër, aks i cili do lidh Kroacinë, Malin e Zi dhe Shqipërinë, përmes Mesdheut.
“Kam dëgjuar shpesh herë se pse nuk bëhen rrugë të reja. ajo politika rrugë rrugë, jo vetëm ja humbi rrugën Shqipërisë, por dhe e la rrugëve. Kjo ka lidhje me paratë, ka lidhje me gropën që kanë në çdo rrugë ata që ishin më përpara, se nuk i mbuluan rrugët me financim. Ne duhet të gjejmë burimin e financimit. Fondet që kemi në dispozicion qoftë nga FMN dhe donatorë të tjerë, do i vëmë në dispozicion të qeverisë së re, duke nisur nga qendrat që rrisin dhe cilësitë e jetës së periferive. Në3se qeveria e mëparshme hodhi para për të investime për fushata, ne po investojmë për herë të parë në zemrat e zonave ekonomike, në qytetëset dhe aty ku janë komuna që3 janë burimi kryesor i rritjes ekonomike.

Kjo nuk do të thotë se përjashtojmë të tjerët, por stimulojmë zhvillimin. Po investojmë për Elbasanin, Durrësin, Beratin, Burrelin. Investimet që kanë nisur në Elbasan janë të një niveli me më shumë se 20 vite bashkë. Lushnja, vite të tëra pa asnjë investim të rëndësishëm. Po punojmë për disa projekte strategjike, dhe jemi pranë për një marrëveshje për rrugën e Arbrit, dhe shpresojmë që kjo rrugë të përfundoj me sukses për financimin. Projekti tjetër që është një projekt më shumë sesa investim, është Korridori i Kaltër është praktikisht aksi që do të përfshijë pjesën jugore të Kroacisë, Malin e Zi, dhe Shqipërinë në aksin turistik mesdhetar. Këto segmente të ngelura bëjnë bashkë një segment. Ky është plani i madh që nuk realizohet me buxhet, pasi nuk jemi aq të marrë.”-tha Rama.

Pyetje nga gazetarët 

Nuk përmendet shëndetësinë. A do të ndodh e njëjta gjë dhe për spitalet siç u bë dhe për universitetet?
Gjatë sezonit turistik, një rol të rëndësishme luajti dhe sistemi shëndetësor, duke vënë dhe qendra shëndetësore afër pushuesve. Jam i vetëdijshëm që ka ende shumë për tu bërë. Shëndetësia është një sektor me shumë probleme, por gjerat kanë nisur në drejtimin e duhur, siç është QSUT. Ndërkohë, angazhimi ynë është i qartë, pasi do kalojmë në një sistem shëndetësor, jo sipas xhepit, por sipas nevojës do japim shërbimin tonë. Në këtë sektor, nuk është kaq e thjesht dhe e shtruar rruga e eksperiencës dhe e mundësive të mbështetjes nga institucionet ndërkombëtare. Padyshim që në shëndetësi kemi një problem serioz të trashëguar, që është ryshfeti. Dhe për këtë arsye, ky sesioni i ri ku kryefjala do jetë antikorrupsioni në të gjithë sektorët, përmes goditjeve të fenomenin dhe goditjeve të personave të përfshirë në korrupsion, do ketë një proces që do nis dhe do përfshijë të gjithë qytetarët të luftojnë korrupsionin.

(vijon)

Leave a Reply

Your email address will not be published.