Home / Moda / Java e modës në New York, prezantohet koleksioni i modës së grave me shami

Java e modës në New York, prezantohet koleksioni i modës së grave me shami

Kreatorja indoneziane Annies Hasibuan (28) ka prezantuar mbrëmë koleksionin e saj të ri të veshjeve për gratë me hixhab në ngjarjen më të madhe të modës në botë – New York Fashion Week.

Bëhet fjalë për indonezianen e parë me mbulesë e cila merr pjesë “New York Fashion Week” gjatë të cilës këtë javë publikut do ti prezantohen trendet më të reja në botën e modës.

Koleksioni për gratë me hixhab Hasibuan u shoqërua me duartrokitje të mëdha. Veshjet urbane, veshje solemne kryesisht ishin të frymëzuara nga diversiteti kulturor i Indonezisë dhe ngjyrat tipike të këtij arqipelagu me ngjyra ari dhe ngjyrë pjeshke.

Leave a Reply

Your email address will not be published.