Home / Bota / Luksemburgu kërkon dëbimin e Hungarisë nga BE

Luksemburgu kërkon dëbimin e Hungarisë nga BE

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn ka sulmuar hapur qeverinë e Viktor Orban, në një intervistë për “Die Welt”, duke u shprehur pro daljes së Hungarisë nga BE.

“Brukseli nuk mund të pranojë që vlerat e tij themelore të shkelen hapur. Ato vende si Hungaria, që ndërton barriera kundër refugjatëve të luftës, apo shkel lirinë e shtypit dhe atë të gjyqësorit, duhet të pezullohet përkohësisht ose në mënyrë të përhershme”, ka deklaruar Asselborn.

Shefi i diplomacisë së Luksemburgut ka folur për një modifikim të traktateve të BE-së, në mënyrë që një opsion i tillë të bëhet i mundur.

Më herët, kryeministri hungarez Viktor Orban kishte akuzuar Asselborn se kishte diskretituar ndërkombëtarisht Hungarinë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: