Home / Kosova / Haradinaj përkrah objektivat e Lidhjes Shqiptare në Botë

Haradinaj përkrah objektivat e Lidhjes Shqiptare në Botë

haradinaj-p-euml-rkrah-objektivat-e-lidhjes-shqiptare-n-euml-bot-euml_hdKryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot kryetarin e Lidhjes Shqiptare në Botë, Simon Kuzhnini.

Sipas një njoftimi të AAK-së, Haradinaj dhe Kuzhnini biseduan për zhvillimet aktuale në vend, rolin dhe konsolidimin e mëtejmë të faktorit shqiptar kudo në botë, në të mirë të interesave të vendit dhe të kombit tonë dhe në të mirë të proceseve në vendet ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët.

“Lidhja dhe koordinimi i vazhdueshëm i bashkëkombasve tanë me atdheun është një prej objektivave të LSHB-së që do të përkrahen nga të gjithë ne”, ka thënë kryetari Haradinaj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: