Maqedonia

Rritet numri i turistëve në Maqedoni

Në korrik të këtij viti në Maqedoni ka pasur 129.656 turistë të cilët kanë realizuar 526.693 bujtje. Në krahasim me muajin e njëjtë të vitit numri i turistëve është rritur për 8,3 për qind, ndërsa numri i bujtjeve për 1,2 për qind.Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, numri i turistëve vendor është rritur për 5,9 për qind, ndërsa i turistëve të huaj për 10,7 për qind. Turistët vendorë kanë realizuar 0,4 për qind më pak bujtje, derisa numri i bujtjeve të turistëve të huaj është rritur për 5,5 për qind.Në shtatë muajt e parë të këtij viti numri i turistëve është rritur për 8,5 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Te turistët vendorë ka rritje për 8,6, ndërsa te turistët e huaj për 8,5 për qind.Numri i bujtjeve, ndërkaq, është rritur për 5,3 për qind. Tek turistët vendorë ka rritje për 5,2 për qind, ndërsa tek të huajt për 5,4 për qind.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button