ParlamentarePolitika

Meta takon homologun britanik, vlerësohen marrëdhëniet mes dy vendeve

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta vijon vizitën e tij zyrtare në Londër, ku këtë të mërkurë u prit nga homologu i tij britanik, John Bercow.

Në bashkëbisedimin mes dy kryeparlamentarëve, Meta vlerësoi mbështetjen që Britania e Madhe ka dhënë dhe jep për Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Shqipëria është krenare per lidhjet e ngushta dhe historike me Britaninë”, tha Meta.
Nga ana e tij, Bercow vlerësoi integrimin e komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe dhe tha se veç tyre, dy vendet ndajnë interesa të përbashkëta strategjike edhe si partnere në NATO.

Në lidhje me reformën në drejtësi, Bercoë vlerësohet vota konsensuale e korrikut.

Dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian nuk shihet si pengesë në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, madje Bercoë tha se Londra dëshiron forcimin e mëtejshëm të tyre.

Në fund, Meta ka ftuar homologun britanik për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button