Home / Bota / Amerika / Të gjithë në hall për Clintonin. Gazetat, faqet e para. Qytetarët: E zmadhojnë kot

Të gjithë në hall për Clintonin. Gazetat, faqet e para. Qytetarët: E zmadhojnë kot

Titujt e parë të gazetave më të mëdha të Nju Jorkut i referoheshin të gjitha shëndetit të kandidates demokrate në Presidencialet e nëntorit, Hillary Clinton, pas incidentit në ceremoninë përkujtimore të viktimave të 11 shtatorit në Nju Jork.

“Kriza shëndetësore e ‘Hill’-it”, shkruante në faqe të parë “New York Post”. “Frika e vilanisë së ‘Hill’-it” ishte titulli i madh i “Daily News”. Por blerësit e afruar te kioskat e gazetave, diagnoza e pneumonisë e vendosur ish-Sekretares së Shtetit duket se nuk i shqetëson shumë.

“Trupi i njeriut ka disa të drejta të vetat, nëse nuk kujdesesh për të. Nëse nuk pushon sa duhet të lë në baltë. Kjo tregon sesa e dhënë është ajo pas njerëzve, sepse është përqëndruar shumë në punë e është përpjekur t’i bëjë njerëzit të kuptojnë sesa shumë e do këtë vend. Aq shumë, sa edhe u sëmur për të”, tha Tony Williams.

“Pneumonia nuk është ndonjë sëmundje e pashërueshme, nuk e kuptoj gjithë këtë zhurmë. Përse duhet të jetë problem kjo? Mund të ketë çështje të tjera, që të përbëjnë shqetësim, por jo kjo”, tha Jose Carbo.

Incidenti i pneumonisë dhe fakti që Clinton nuk e bëri publike sëmundjen, riktheu merakun e vjetër të tendencës së saj për fshehtësi, të shfaqur më së pari me ngërçin e përdorimit të serverit privat, në kohën kur shërbeu si Sekretare Shteti në administratën “Obama”.

Rivali i saj 70-vjeçar, Donald Trump e ka lënë të kuptohet prej javësh se Clintonit i mungon energjia për të drejtuar vendin.

Leave a Reply

%d bloggers like this: