Home / Teknologji / Del iOS 10, por ka ankesa

Del iOS 10, por ka ankesa

Ashtu siç kishte njoftuar më herët dhe konfirmuar më 7 shtator, kur prezantoi iPhone 7, Apple nxorri në treg këtë të martë përditësimin e fundit të sistemit iOS për telefonat dhe tabletet e saj.

Bëhet fjalë për sistemin iOS 10, që është i gatshëm për shkarkim nga serverat e kompanisë amerikane të teknologjisë.

Por duket se diçka po shkon keq. Janë me mijëra ata që me padurim kanë vendosur menjëherë në përditësim pajisjet e tyre për të përfituar nga shërbimet dhe risitë e Apple dhe nga këta janë me dhjetra që rastet, të paktën të raportuara deri më tani nëpër rrjetet sociale dhe faqen zyrtare të Apple, që kanë patur probleme me përditësimin.

Sipas këtyre raportimeve, në momentin e përditësimi pajisjet iPhone 5, 5S, 6 dhe 6S, për këto dy të fundit përfshirë këtu edhe versionet Plus, telefoni bllokohet dhe kërkohet që të lidhet me iTunes për t’u rindezur.

Pas lidhjes me iTunes përditësimi vijon normalisht dhe nuk ka raportime për avari të tjera dhe në forumet teknologjike këshillohet që të mos vendoset pajisja që zotëroni në përditësim nëse më parë nuk e keni lidhur atë me iTunes.

Apple nuk ka komentuar ende për ankesat në fjalë, që besohet se do ta bëjë në orët në vazhdim e ndoshta në ditët e ardhshme me një përditësim të ri të sistemit të saj më të fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.