Te ndryshme

Ndërtesa e përmbysur në Gjermani

Është hapur vetëm në fillim të këtij viti, por menjëherë është kthyer në një nga objektet më të vizituara në Gjermani nga turistët.

Një ndërtesë aspak e veçantë është ndërtuar në Wertheim, ku gjithçka është e përmbysur, duke filluar që nga çatia, e cila nuk ndodhet mbi ndërtesë, por ndërtesa vendoset mbi të, ndërsa një makinë e “parkuar” qëndron e varur në ndërtesë.

Gjithashtu brenda saj, të gjithë objektet e bëjnë më konfuze këtë ndërtim të çuditshëm.

Turistët të shumtë kanë vizituar këtë ndërtesë të ndryshme nga të tjerat dhe sigurisht që synimi është realizimi i fotove brenda saj. Vizitorët i kanë ndarë foto e kapura brenda ndërtesës në rrjetet sociale, ku ata duken se qëndrojnë të varur në tavanin e ndërtesës, por në fakt është e kundërta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button