Politika

Edi Rama në Dibër: Rruga e “Arbri” do të nisë nis para zgjedhjeve

Partia Socialiste u është rikthyer takimeve me mbështetësit e saj në Dibër, por këtë herë jo për t’u kërkuar votën, por për t’i falenderuar ata për mbështetjen e dhënë ditën e dielë.
Takimi i organizuar në Peshkopi kishte për qëllim mirënjohjen dhe falenderimin për votuesit dibranë për mbështetjen e kandidatit të majtë në zgjedhjet e ditës së dielë, ku Muharem Rama u shpall fitues ndaj Sherefedin Shehut me mbi 4 mijë vota diferencë.
Në fjalën e mbajtur, Kryeministri Edi Rama i është rikthyer premtimit për ‘plagën’ e vjetër të dibranëve; Rrugën e Arbrit.  Rama tha se qeveria që ai drejton nuk dëshiron që të bëjë të njëjtat gabime me borxhet si paraardhësja e Partisë Demokratike  dhe ndaj po studiohen mundësi të tjera për financimin e kësaj rruge. Për herë të parë, ai dha edhe një afat për nisjen e punimeve.
“Ne nuk duam të bëjmë gabimet e Partisë Demokratike që të marrim borxh pas borxhi. Ne duam të ulim borxhin. Dje kam kaluar disa orë me ambasadoren kineze për Rrugën e Arbrit. Ju them që Rrugën e Arbrit, ne do ta ndërtojmë dhe do fillojë përpara zgjedhjeve të ardhshme. E kam takuar ambasadoren kineze më shumë se ambasadorin Lu për reformën në drejtësi. Dje ja thashë, s’mbaj dot më. Kur do e fillojmë punën? O e fillojmë bashkë, o unë do e filloj edhe pa ju”, tha Rama.”, deklaroi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button