Kronika

Sherr në orët e vona, goditet me sqepar një 43-vjeçar

ambulance-urgjenca0294-320x272Delvinë

Debati mes dy personave me precedentë penalë, ka gjeneruar në dhunë, duke lënë të plagosur rëndë njërin prej tyre. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30, të ditës së djeshme në lagjen “Sinan Ballaci”, të Delvinës, ku një 43-vjeçar është plagosur me sqepar në kokë. I plagosuri Artur Goro është dërguar me helikopter drejt Tiranës, në gjendje të rëndë për jetën. Ai njihet me pseudonimin “Amza”, është dënuar nga Gjykata e Sarandës për trafik droge, por nuk dihet arsyeja e lirimit të tij. Autori i plagosjes, Markeljan Alinani, ka mund t’i shpëtojë policisë, e cila po punon për kapjen e tij. Alinani rezulton person problematik me precedentë penalë të shumëfishtë. Alinani, i njohur me pseudonimin “Marko”, është arrestuar më parë për trafik droge dhe tentativë vrasjeje, por është lënë në gjendje të lirë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button