Sporti

Goli i Sadikut nuk e shpëton Zurichun nga humbja

Villareal ka mposhtur Zurichun e Sadikut dhe Kukelit me rezultat 2:1

Skuadra spanjolle Villareal ka shënuar fitore kundër Zurichut me rezultat 2:1 në kuadër të Grupit L të Europa Leagues.

Golin e parë e shënoi Zurichu e anë të sulmuesit shqiptar Armando Sadiku, por Villareal u kthye në lojë me golat e Patos dhe Dos Santos.

Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti edhe mesfushori i kombëtares, Burim Kukeli.

90 minuta në humbjen e Salsburgut nga Krasnodar 0:1 luajti edhe sulmuesi i Kosovës, Valon Berisha, ndërsa në ndeshjet tjetër të të mbrëmjes së sontme, mesfushori i Kosovës, Alban Meha u inkuadrua në pjesën e dytë për Konyaspor, ndeshje të cilën e humben nga Shakhtar 0:1

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button