Sporti

Fjalët e Mourinhos pas humbjes, Feyenoord mposht Manchester Unitedin 1-0

Feyenoord ka mposhtur Manchester Unitedin me rezultat 1:0. Jose Mourinho me Manchester Unitedin e kanë nisur me humbje aventurën e tyre në garat Evropiane, pasi janë mposhtur nga Feyenoord me rezultat minimal 1:0. Skuadra holandeze ka treguar karakter në këtë takim dhe golin e epërsisë e arriti në minutën e 79, me golin e Vilhena.

Natyrihst Jose Mourinho nuk është i lumtur me humbjen nga Feyenoord në Europa League. Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho insiston se nuk është i lumtur me ndeshjen e parë në Europa League. Por, ai thotë se në pjesën e dytë kanë bërë lojë të mirë dhe kishin kontrollin e ndeshjes. “Natyrisht që nuk jam i lumtur me fillimin. Mendoj se në pjesën e dytë ishim më të mirë dhe e kishim ndeshjen nën kontroll”, tha Mourinho pas ndeshjes

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button