Bota

Pjesëtari i dyshuar i FETO-s dëshmon para Kongresit amerikan, reagime nga Turqia

Një pjesëtar i dyshuar i organizatës terroriste FETO është ftuar të mërkurën të flasë në panelin Kongresist amerikan për Turqinë, një veprim i befasishëm i cili mund të shkaktojë tensione mes Ankarasë dhe Washingtonit, raporton Anadolu Agency (AA).

Emri i Ahmet Sait Yayla ishte shtuar në listën e folësve në nënkomitetin për çështje të jashtme me Evropën, Euroazinë dhe për Kërcënimet e reja.

Yayla, i cili ishte kryetar i Departamentit të Sociologjisë në universitetin Harran, në Turqi, dhe ish-shefi i policisë, nëntorin e kaluar u strehua në SHBA pasi u bë publike se ai dyshohet për lidhje me udhëheqësin e FETO-s, Fethullah Gylenin.

Turqia revokoi pasaportën e tij duke e akuzuar për anëtarësi në FETO e cila qëndron prapa përpjekjes për grushtit shteti.

Duke lejuar një anëtar të dyshuar të FETO-s t’u drejtohet ligjvënësve amerikan, SHBA-të rezikojnë të përkeqësojnë lidhjet midis Ankarasë dhe Washingtonit në kontekst të ekstradimit të Gylenit.

Gjatë prezantimit të tij në panel, Yayla jo vetëm që mbroi Gylenin duke thënë se ai nuk ka asnjë lidhje në përpjekjen e puçit, por pohonte se qeveria e Turqisë dhe presidenti Recep Tayyip Erdoğan komplotuan përmbysjen.

Turqia ka dorëzuar zyrtarisht në adresë të SHBA-ve të gjitha dëshmitë se rrjeti i Gylenit ka themeluar një kuazi-shtet brenda shtetit turk, në një përpjekje për të rrëzuar qeverinë dhe në fund u përpoq të marrë kontrollin në shtet nëpërmjet një përpjekje të përgjakshme për grusht shteti.

Autoritetet turke lëshuan gjithashtu një kërkesë zyrtare për ekstradimin e Gylenit në bazë të një traktati të vitit 1979 midis Turqisë dhe SHBA-ve.

Mbetet e paqartë mënyra se si emri i Yaylas u shtua në listën e folësve, mirëpo vërejtjet e kreut të nënkomitetit, republikanes Dana Rohrabacher mund të zbulojë detaje.

Në fjalimin e saj në panel, Rohrabacher vuri në shënjestër qeverinë e Turqisë duke pohuar se nuk beson që Gylen të ketë orkestruar puçin e dështuar, ndërkohë që nga qeveria e Turqisë kërkoi prova më konkrete nëse dëshirojnë që SHBA-të të ekstradojnë Gylenin në Turqi.

Paraqitja e Yayla-s ka ngjallur reagime të ashpra të organizatës turko-amerikane më seli në Washington.

Nënkryetari i organizatës për trashëgimi kulturore, Ali Cinar për Anadolu Agency deklaroi se organizata ka disa javë që bënë përpjekje të fus në listën e folësve një ekspert të saj mirëpo janë refuzuar me pretekstin se paneli ka qenë i kufizuar në vetëm tre folës.

“Deri dje kishte vetëm tre folës në listë, por me keqardhje pamë se Yayla u shtua në listën e sotme”, ka thënë Cinar.

“Këto lloj lëvizje nuk ndihmojnë marrëdhënie turko-amerikane”, tha ai.

Ka reaguar edhe ambasadori turk në Washington, Serdar Kilic, i cili fjalimin e quajti “të njëanshëm” dhe me “qasje armiqësore”.

“Pres që Kongresi amerikan të shpreh shqetësim e tij në lidhje me mënyrën se si kryetari i Nënkomitetit ka udhëhequr seancën e sotme dëgjimore për Turqinë”, tha ai përmes një reagimi në Twitter.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button