Ekonomia

Programi për bujqësinë, Rama: Deri 300 milionë euro për fermerët

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në fshatin Gruemirë të Shkodrës, ku foli për Fondin Kombëtar të Garancisë për bujqësinë.

“Ka probleme të mëdha që duhen zgjidhur. Programi i Rilindjes Urbane nuk ka arritur të prekë shumë zona. Transformimi nuk mund të bëhet sa hap e mbyll sytë. Falë Fondit Kombëtar të Garancisë për bujqësinë do të jepen kredi të favorshme”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se “Fondi i Garancisë i garanton kapital familjeve fermere, që të mund të bëhen biznese të vogla”.

“Fermeri nuk mund të jetojë duke konsumuar prodhimin e vet. Do të rrisim potencialin ekonomik të çdo familjeje siç nuk e imagjinoni”, theksoi Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button