ParlamentarePolitika

P/ligji për SPAK, pritet miratimi konsensual nga komisioni

Komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi është mbledhur paraditen e sotme për të përmbyllur miratimin e pr/ligjit që parashikon ngritjen e Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK), ku përfshihet krijimi i një gjykate dhe prokurorie, të dedikuara vetëm hetimit, ndjekjes penale dhe gjykimit të korrupsionit e krimit të organizuar nga zyrtarët e lartë.

Në mbledhjen e djeshme, Partia Demokratike e konsideroi draftin antikushtetues në disa çështje kryesore, që lidheshin me shqetësimin për mundësinë e ndërhyrjeve dhe kontrollit nga ana e qeverisë në emërimet në këto institucione.

Por, pas disa orë diskutimesh palët arritën një konsensus thuajse të plotë, që pritet të finalizohet sot me miratimin në tërësi të projektligjit.
Sipas kalendarit, ky draft pritet të miratohet nga Kuvendi në seancën e ditës së enjte, më 22 shtator. Krahas tij janë parashkuar të votohen dhe dy ligjet e tjera bazë që do ta bëjnë të zbatueshme reformën në drejtësi, p/ligji “Për Gjykatën Kushtetuese” dhe ai “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button